Meta ndërpret vizitën në SHBA: Po synohet prishja e konsensusit për reformën

Meta ndërpret vizitën në SHBA: Po synohet prishja e konsensusit për reformën

64
0
Shares

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, mësohet se ka ndërprerë vizitën e tij ën SHBA.
Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se ndërprerja e kësaj vizite lidhet me sqarimin e konfuzionit të ditëve të fundit, lidhur me mbledhjen e mundshme, në seancë plenare, të Kuvendit nesër.
“Po synohet prishja e konsensusit për reformën”, mësohet të jetë shprehur Ilir Meta, pas përpjekjeve të ditëve ët fundit të PS-së, për të mbledhur nesër Kuvendin në seancë plenare dhe për të diskutuar e miratuar pa konsensus, një nga 7 projektligjet, atë të vetingut.

Deklarata e plotë e Kuvendit

“Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY