Tensionohen marrëdhëniet Greqi Maqedoni, Presidentja vë në diskutim marrëveshjen për emrin e...

Tensionohen marrëdhëniet Greqi Maqedoni, Presidentja vë në diskutim marrëveshjen për emrin e shtetit

206
0
Shares

Fjalimi i parë i Gordana Siljanovska-Davkovës si presidente e Maqedonisë së Veriut solli krisje me Greqinë fill pasi ajo kq shmangur fjalën “e veriut”, ka sjellë reagimin e Athinës zyrtare.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis reagoi sot ndërsa tha se Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut zgjodhi të provokojë duke shkelur tekstin zyrtar të betimit.

“Zgjedhja provokuese e Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut për të shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe për ta quajtur vendin e saj me një emër tjetër është një nismë e paligjshme dhe e papranueshme. Një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe Kushtetutën e vetë shtetit të saj. Duke minuar sidoqoftë të ardhmen e vendit gjithashtu, siç kanë deklaruar edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel”, tha ai.

Mediat greke i kanë bërë jehonë edhe reagimit të BDI-së, e cila tha se përveçse Davkova dhunoi Kushtetutën krijoi një krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

“Presidentja foli për unitet, por gjatë fjalimit të saj, përpos që e ngriti në qiell, Kryetarin e partisë së saj, po ashtu përmendi në një rast edhe Kryetarin e një partie tjetër, duke përmendur vetëm dy liderë në bllokun politik maqedonas dhe duke i përjashtuar kështu nga thirrja për unitet gjithë të tjerët. Përveç që ishte fjalim për 8 Mars nuk pati asgjë substanciale, nuk u përmend asgjë sa i përket NATO-s, BE-së, procesit eurointegrues. Nuk u përmend asgjë sa i përket marrëdhënieve të mira ndëretnike. Nuk u përmend fare Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë”, tha Arbër Ademi, transmeton tvklan.

Fjalimi i presidentes së re të RMV-së nuk u prit mirë as nga Bashkimi Europian.

“BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë,” tha zëdhënësi Peter Stano.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në një postim në rrjetin X (Twitter) tha se “që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është më e rëndësishme që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të tij detyruese, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”.

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel është shprehur i zhgënjyer me presidentin e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pasi nuk respektoi emrin kushtetues të shtetit.

“Shumë zhgënjyese që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut nuk përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së sotme të betimit. BE rikujton rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme, përfshirë marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, tha ai, raporton RFI.

Gordana Silianovska-Davkova u bë të dielën gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut pasi fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 Maj. Ajo u betua se “do të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë” duke e shmangur emrin kushtetues të vendit, Maqedonia e Veriut. Këtë e kishte paralajmëruar edhe gjatë fushatës së saj.

Në vitin 2018 u arrit një marrëveshje në Prespë me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare dhe duke i hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.

Ambasadorja e Greqisë në Shkup, Sofia Filipidou, e braktisi ceremoninë e betimit të presidentes në shenjë proteste pse Davkova e përmendi emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” gjatë procesit, sipas deputetit të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY