Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama në Athinë kërkon nga mitingu heqjen e ligjit të Luftës me Shqipërinë

12/05/2024
Rama në Athinë kërkon nga mitingu heqjen e ligjit të Luftës me Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një miting të madh në Athinë me emigrantët shqiptarë atje dhe me rreth 2000 socialistë dhe zyrtarë publikë nga qytetet e Shqipërisë që e shoqëruan atë gjatë mitingut në një stadium të kryeqytetit grek.

Takimi u parapri me një kërkesë të qeverisë greke që të mos zhvillonte aktivitete politike në fushatë elektorale në Greqi  por ndërkohë nuk e ndaluan takimin.

Rama gjatë fjalës së tij përshëndeti integrimin e shqiptatëve në Greqi në 35 vite.

“Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën dhe ndonjë tha se unë nuk duhet të vija te ju për vizitë, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjarë ata do ta kuptojnë se unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike, ku shqiptarët nuk kanë ardhur të rreckosur nga malet, por janë përfaqësuesit krenar që është Shqipëria jonë”, tha Rama.

Rama ka rikthyer gjatë fjalimit të tij operacionet ‘Fshesa’ që Greqia ka bërë kundër emigrantëve të paligjshëm, ku më së shumti ishin shqiptarë.

Rama e ngriti zërin kur foli për poshtërimin dhe përbuzjen që iu bë shqiptarëve të asaj kohë në vitin 1993 nga kryeministri i atëhershëm Konstandin Mitsotakis.

Duke ju rikthyer sakrificave të emigracionit shqiptar në Greqi, Rama krahasoi operacionet e viteve ’90-2000, me gjenocidin që iu bë shqiptarëve të Çamërisë para, gjatë dhe pas luftës së dytë botërore edhe pse pastrimi etnik më Çamëri ishte masakër dhe gjenocid.

“Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë” tha Rama.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre, ndërkohë që sot ende kjo plagë është e hapur.

Gjatë fjalës së tij Rama kërkoi shfuqizimin e ligjit të luftës, që siç u shpreh kreu i qeverisë është një absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që dy vende janë bashkë në NATO, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë?!. Në këto vite unë dhe qeveria ime jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona. Ashtu siç jemi përpjekur që ti adresojmë sa më drejtë me dialog, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes vendeve tona. Unë kam bindjen se nëse ka vullnet të mirë të gjitha mosmarrëveshjet zgjidhen pa pritur që të kalojnë edhe 84 vite të tjera”, vijoi kryeministri.

Teksa vlerësoi bashkëpunimin me kryeministrin aktual grek, Rama kritikoi të majtën greke, sivëllezërit e PS në Shqipëri, parti e cila është në opozitë.

“Tek kryeministri aktual unë kam gjetur bashkëbiseduesin më të hapur në këto 10 vite. Por qasjet dhe opinionet e sivëllezërve tanë të majtë të opozitës greke e kam pasur të vështirë ti kuptoj. Nuk është puna ime të jap mend, as e drejta ime të ndërhyj në punët e tyre, aq më tepër që në Shqipëri kemi një opozitë që bën të njëjtën gjë. Sa herë merret me punët e jashtme të Shqipërisë u fryn burive të nacionalizmit elektoral. Por thjesht do t’u thosha miqësisht se kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërisë me siguri do ti ndihmonte edhe një komunikim i drejtpërdrejtë me ne në Tiranë”, tha Rama ndër të tjera. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.