Pak minuta pasi zbritën udhëtarët që i solli nga Korfuzi në Sarandë ka marrë flaka trageti i linjës Sarandë Korfuz, Santa.
Rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm deme materiale.
“Rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm deme materiale.
Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve të cilët ishin në pritje për tu imbarkuar në traget dhe shuarjen e zjarrit”, njoftoi policia e Sarandës. r.k




