Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ina Zhupa propozoi ligj për mbrojtjen e gazetarëve, por mazhoranca refuzoi

03/05/2024
Shkrirja e gjykatave ne Jug, Ina Zhupa: Qeveria te terhiqet. Shton kostot per qytetaret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar në ditën botërore të lirisë së shtypit, duke sjell në vëmendje ngjarjet dhe të dhënat që kanë ndodhur gjatë një viti me gazetarët dhe mediat në Shqipëri.

Zhupa ka qënë propozuese e një projekligji për të rritur mbrojtjen e gazetarëve dhe ashpërsimin e dënimeve kur ata dhunoheshin, por ky projektligj është rrëzuar nga mazhoranca me votë.

Statusi i plotë:

Në ditën botërore të lirisë së shtypit, më pak liri, më pak siguri, më pak mirëqënie për gazetarët në Shqipëri.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”. Shqipëria ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta, duke shënuar kështu rënien më të madhe në Indeks në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Nga 1 janari 2023 deri në 1 maj 2024 janë kryer 30 sulme ndaj gazetarëve dhe medias në Shqipëri.

Vetë kryeministri Rama është abuzues, kërcënues dhe shantazhues ndaj gazetarëve pyetjet e të cilëve nuk i pëlqen. Ka krijuar një mjedis lincimi për gazetarët dhe këtë e reflektojnë në sjellje edhe gjithë zyrtarët publik që nuk i përgjigjen gazetarëve apo i lincojnë ata.

Në krye të medias publike RTSH është vënë politikani Alfred Peza, duke thyer cdo rregull ligjor. Ai ka larguar 146 punonjes të medias, ku pjesa e madhe e tyre gazetare e punonjes me 20-30 vite eksperienca në këtë televizion dhe në media.

Për herë të parë gjatë 2023 u shpërfill kushtetuta që garanton lirinë e shtypit, mbrojtjen për konfidencialitetin e burimeve dhe prokuroria ka sekuestruar materiale të gazetarit investigativ Elton Qyno dhe ka ushtruar kontroll dhe presion mbi të.

Në lidhje me sigurinë e gazetarëve, Parlamenti Shqiptar votoi kundër propozimit tim ligjor për më shumë mbrojtje gazetarëve dhe punonjësve të medias, që goditeshin, dhunohehin për shkak të detyrës në shërbim të interesit publik.

Në mars të vitit 2023, selia e Top Channel ishte shënjestër e një sulmi të paprecedentë me armë automatike që vrau një nga rojet e sigurisë dhe ende nuk kemi asnjë fajtor për këtë.

Mediat kritike përballen me sulme qeveritare të lidhura edhe me bizneset e tjera të pronarëve të medias. Ndërsa financimi shtetëror nëpërmjet reklamave ndahet si shpërblim për ata që nuk kanë qëndrime kritike ndaj qeverisë.

Si anëtare e komisionit të medias gjykoj se puna e komisionit tonë lë për të dëshiruar, në 3 vjet asgjë në këtë drejtim. Kërkesa ime e fundit për një mbledhje pikërisht me këtë fokus u kundërshtua sepse prekej kryeministri i tyre, cënuesi më i madh i medias.

Media e lirë është frymëmarrja e demokracisë, heshtja e vret demokracinë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.