YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

YLLI DYLGJERI/ Elisa është kjo që është…, e pa ç’doganuar!

164
0
Shares
yll dylgjeri, vogel 1

Ylli Dylgjeri

Lexova një qëndrim në FB të ish doganieres Elisa Spiropalit për konsensusin patriotik sot!!!
Qesha, dhe sërish thashë: Kjo ish-doganierja s’ka lidhje as me Spiron e as me Palin…
Po të kish me Spiron, do ishte më e sertë, më parimore, më patriote, dhe… doganiere s’do kish pranuar të punonte.
Po të ishte si Pali, do ish më kaba, më e rrumbullakët dhe pllanet do ti realizonte.
Po nejse, Elisa është kjo që është. E palexuar, e pa arsimuar, e pa… ç’doganuar!
Të paktën të mos u ngatërrohej me patriotizmin e RILINDASVE bio.
Nuk ngjit morali i doganierit në këtë vend Elisa. Dikur Kryeministri pat deklaruar mes Jush se :
Jeni të gjithë hajdutë!
Kjo është deklaratë e “Rilindjes së dytë”, paçka se pas Naimit, (që sigurisht se di) u bëre dhe Ti doganiere deri në…falimentim.

 

Qëndrimi i Elisa Spiropalit që nxiti reagimin e Ylli Dylgjerit

Nëse do ekzistonte konsensusi patriotik atëherë nuk do ekzistonin patriotët!
Patriotet çajnë male për të kaluar trenin e historisë dhe nuk bëhen mullar së bashku nga frika se i ha bajlozi i matanë oqeanit.
Më falni po unë kam shumë respekt për patriotët dhe e kam të pamundur t’i shoh Samiun e Abdylin, Ismail Qemalin apo Fan Nolin, si paraardhës të konsensusit të prodhuar nga trysnia ekstreme e superfuqive aleate, që shkoi deri në paralajmërimin publik të SHBA për futjen në listën e zezë të Presidentit Obama të atyre që sot na tregojnë patriotizmin konsensual!
Amerikanët thonë në këto raste: Give me a break!
Shqiptarçe thuhet ndryshe, por s’kam konsesusin e partisë për të folur për këtë punë, kështu që po e lë me kaq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY