Basha: Për PD tashmë beteja e vetme për tu fituar, zgjedhjet e...

Basha: Për PD tashmë beteja e vetme për tu fituar, zgjedhjet e lira e të ndershme

51
0
Shares

PD ka rikonfirmuar gatishmërinë për të votuar 7 ligjet e reformës.
Ka qenë vetë, kryetari i kësaj partie Lulzim Basha, i cili ka denoncuar atë që sipas tij, Edi Rama po bënë duke sajuar vatra konflikti e armiqësi të reja.
Sipas Bashës, “nuk kemi asnjë minutë kohë, sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, çka në të vërtetë nuk është, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese”.
Për PD, tashmë ka vetëm një betejë, “beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme. Beteja për ti dhënë mundësinë vendit të çlirohet nga sundimi kriminal e i korruptuar që i ka zënë frymën qytetarëve. Betejë që do ta luftojmë e do ta fitojmë me dhe për çdo shqiptar”, shpreh Basha.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha


lulzim basha, podium pdNuk kaloi shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, dhe Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti.
Ç’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakord me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja?
Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s’mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën.
Ekspertët e opozitës janë në punë çdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e vettingut që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë.
I gjithë procesi ka tashmë një lider, të konfirmuar, të pakontestuar, të gjithëpushtetshëm.
Ky lider nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha, e aq më pak Fatmir Xhafaj. Por është konsensusi.
Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. Opozita s’ka asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që gërmon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë.
Nuk kemi asnjë minutë kohë, sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, çka në të vërtetë nuk është, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese.
Krimi po thyen edhe rekordet e veta, ndërsa Rama i përgjigjet me inkriminime të reja në Policinë e Shtetit e me karta dixhitale për naftën.
Bandat e veshura me pushtet po shtojnë anëtarë e dhunojnë qytetarët, dhe për turpin e faqen e tij të zezë, ai nuk ka shkarkuar nga detyra as Elvis Rroshin, të dënuar edhe për përdhunim, sepse firma e tij i duhet për pazaret e fundit që ka planifikuar.
U bë më shumë se një muaj që mediat më të rëndësishme të botës shkruajnë përditë për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm që ka paguar për foton me Obamën, e ai nuk jep asnjë shpjegim.
Ska mbyllur një kilometër asfalt, por po ju vë shqiptarëve edhe një taksë të re, 10 euro për Rrugën e Kombit ndërkohë që vapa e gushtit po ja thanë palmat qindra mijë euroshe që i përdor si lodra për të mashtruar shqiptarët.
Shëndetësia është në kolaps të plotë, ekonomia ka ngrirë, prodhimi i fushave po kalbet se nuk shitet asgjë, ndërkohë që skota e tij e ministrave dhe oligarkëve vazhdon të shqyej mes vendi miliona euro të tenderave e koncesioneve.
Droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë.
Teksa e grithë kjo po ndodh, Rama i fryn një zjarri të ri, për të ndezur një hasmëri të re politike, me shpresën se kjo do të largoje vëmendjen e njerëzve drejt një ringu, ku ne refuzojmë të marrim pjesë.
Sepse tashme për ne ka një betejë. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme. Beteja për ti dhënë mundësinë vendit të çlirohet nga sundimi kriminal e i korruptuar që i ka zënë frymën qytetarëve. Betejë që do ta luftojmë e do ta fitojmë me dhe për çdo shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY