Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Investigimi i “Rai 3”, reagon Gazment Bardhi dhe publikon videon: Konfirmon denoncimin tonë

22/04/2024
PD vendos të votojë amnistinë, Bardhi kërkon Ramën në Parlament për vëllain
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të një investigimi ditën e djeshme nga emisioni “Report”, në Rai 3, ku u publikuan dokumentet që konfirmonin se Olsi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar. Gazment Bardhi e konsideron si vërtetim të denoncimit të tij investigimin e djeshëm të Rai 3, duke shtuar se “Investigimi i djeshëm i medias italiane rikonfirmon se e vërteta as nuk fshihet, as nuk mund të izolohet”.

Reagimi i Bardhit:

Investigimi i programit televiziv shtetëror Italian “Rai 3”, për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës, është dëshmi e vërtetësisë së shqetësimit të opozitës në këto 11 vjet. Shembulli më domethënës i kësaj lidhje është ndërtimi për herë të parë në Shqipëri i Laboratorit më të madh në Ballkan të përpunimit të kokainës në Xibrakë. Policia dhe Prokuroria në atë rast kanë dështuar me dashje hetimin e plotë të rastit!

Dokumentet e konfirmuara dje nga investigimi i “Rai 3”, pohojnë hijen e dyshimit mbi rolin e Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të kokainës që planifikohej të realizohej përmes Laboratorit të Xibrakës. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë gjykuar tashmë pjesërisht dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë.

Roli i personave të paidentifikuara me dashje nga Policia dhe Prokuroria ka mbetur ende i pazbardhur. Është e domosdoshme që pa asnjë vonesë SPAK të rihapë procedimin penal 335/1-2016, të cilin Edi Rama do të dëshironte ta varroste përgjithmonë. Kjo është arsyeja pse ai bëri gjithcka për të izoluar lajmin mbi denoncimin dhe mohoi çdo kontroll të Parlamentit mbi këtë çështje, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Por ndërsa në Shqipëri ia arriti përmes personit ndaj medias dhe propagandës ta izolonte, me shpresën se SPAK nuk do të veprojë, dokumentet e publikuara dje nga programi më i rëndësishëm investigativ “Report”, në një nga mediat me serioze shtetërore italiane “Rai 3”, pohuan edhe më fuqishëm vërtetësinë e denoncimit të bërë nga ana jonë.

Investigimi i djeshëm i medias italiane rikonfirmon se e vërteta as nuk fshihet, as nuk mund të izolohet. Koha kur anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve, dhe kushtëzojnë veprimet e qeverisë, duhet të marrë fund. Shqipëria nuk ka të ardhme tjetër përveç rrugës europiane, me luftë reale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pa devijime, dhe pa mbyllur sytë ndaj njerëzve të veshur me pushtet nga Edi Rama! e.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.