Parlamenti nuk con Xhackën në Kushtetuese, Bardhi: Gjykata Kushtetuese u asgjësua

Parlamenti nuk con Xhackën në Kushtetuese, Bardhi: Gjykata Kushtetuese u asgjësua

83
0
Shares

Parlamenti rrëzoi sot dërgimin e cështjes së mandatit të deputetets Olta Xhacka në Kushtetuese ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi tha sot se Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend.

“Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Cdo qytetar që është duke zbatuar një vendim gjykata, i lind e drejta të mos e zbatojë. Ka rënë sistemi i vlerave dhe parimeve të shtetit  ligjor.

Nëse një qytetari i rrëmbehet prona dhe e dërgon çështjen në Kushtetuese, ku i jepet e drejta dhe më pas është në dorë në Ramës, të zbatohet apo jo.

Ditë shumë trishtë për kushtetutshmërinë, republikën dhe shtetin shqiptar.

Kushtetuesja  nga sot paguhet kot. Vendimet e tyre  merren dhe hidhen në kosh. Ata normal që nuk kanë koment, kur kanë parë vendimet e Ramës. Ky njeri e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe për rastet kur i pëlqejnë vendimet e tij. Kur nuk i pëlqen, i trajton institucionet si letër higjenike” tha Bardhi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY