Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Më dhanë një goditje të pamerituar, për të mos pasur opozit. U ktheva ndërsa kisha vendosur largimin”

10/04/2024
“Më dhanë një goditje të pamerituar, për të mos pasur opozit. U ktheva ndërsa kisha vendosur largimin”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në ditën e 100 të protestës për arrestimin e tij se pothuajse ishte shkëputur nga politika kur u godit për të goditir opozitën.

”Sot fjalën e nderit, se nuk do të ndalem deri në fitoren tonë të plotë. Fitorja e PD-së është premtimi im për ju, për shqiptarët, për kombin”, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Në kohën që kisha planifikuar tërheqjen të plotë, madje dora dorës edhe daljen në pension, pas një karriere të gjatë, por edhe të përmbushur, më dhanë një goditje më të pamerituarën, vetëm e vetëm që ju të mos ishit opozitë.
U ktheva!
Menduan se më plagosën për vdekje. Gabuan.
Falë jush u ngrita në këmbë, pata nderin të drejtoj betejën më të rëndësishëm të jetës time, betejë për opozitën shqiptare, betejë për lirinë e kombit.
Pa opozitë nuk ka liri.
Pa opozitë sovrane nuk ka liri.
Betejë për çlirimin e Shqipërisë nga diktatura e dytë, e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, vjedhjen tuaj dhe drogën e Edi Ramës.
Dhe unë ju përgjigja thirrjes pra, siç do ti përgjigjej çdo shqiptar, çdo patriot, çdo njeri i ndershëm, çdo njeri me dinjitet.
Ju përgjigja klithmës therëse të demokracisë shqiptare në agoni.
Ju përgjigja klithmës në shkretëtirë të dheut tim në agoni.
Ju përgjigja atdheut që po vidhej gjer në palcë.
Ju përgjigja atdheut që po i shkatërrohej kultura.
Ju përgjigja atdheut që i kanë larguar 35% të popullit.
Ju përgjigja kombit që kërkojnë ta transfigurojnë, ta denatyrojnë.
Ju përgjigja shoqërisë dhe familjes shqiptare që kërkojnë ti shpërbëjnë, ti degradojnë, ti degjenerojnë.
Ju përgjigja dinjitetit shqiptar.
Ndaj dhe unë sot në mirënjohen time më të thellë do të ju jap një premtim, ashtu siç ju premtova që nëse dy do të mbeteni, do të jem njëri prej jush dhe e mbajta premtimin.
Ashtu siç ju premtova se edhe në hënë po të më çojnë, unë do të gjej mënyrën për të bërë opozitë për ju dhe e mbajta atë premtim.
Ashtu do të ju jap sot fjalën e nderit, se nuk do të ndalem, se nuk do të lodhe, se nuk do të humb asnjë ditë motivimin, deri në fitoren tonë të plotë.
Fitorja jonë, fitorja e opozitës, fitorja e PD-së është premtimi im për ju, për shqiptarët, për kombin.
Për ju që sakrifikuat kaq shumë këto ditë, që duruat kaq shumë këto vite, që nuk u përkulët asnjë moment para hajnave dhe kriminelëve të Shqipërisë, fitore, fitore, fitore.
Do të fitojmë.  a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.