“Me fondet e Bujqësisë u ndërtuan vila”. Gazment Bardhi: Rama e shkarkoi...

“Me fondet e Bujqësisë u ndërtuan vila”. Gazment Bardhi: Rama e shkarkoi ministren për ta marrë si këshilltare

160
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në takim me demokratët e Vaut të Dejë, tha se Partia Demokratike, do të mund të fitoje zgjedhjet e 2025. Ai tha se përpara kanë një vit të vështirë dhe me sakrifica, pasi siç thotë ai duhet të ndërtojnë projektin fitues që do t’i japë ndryshimin shqiptarëve.

“Kemi përpara një vit të vështirë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe vit që secili prej nesh do të duhet të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”

Vau i Dejës, është zonë ku ekonomia familjare lidhet me sektorin e bujqësisë. Në këtë pikë ai denoncoi vjedhjet me fondet e AZHBR.

“Kjo është një zonë që ka në fokus bujqësinë. Ju e dini çfarë bëhet me fondet e bujqësisë. Ato shkojnë tek një numër i caktuar njerëzish që shpesh nuk përdoren për prodhime bujqësore por shkojnë për të ndërtuar vila apo kompani të një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë.

Kjo ishte arsye pse BE u detyruar për shkak të korrupsionit të ndërpriste subvencionet që kishte planifikuar për fermerët shqiptarë.
E shkarkoi ministren e Bujqësisë për shkak të këtij skandali dhe për shkak se SPAK të niste hetimet për grupin e strukturor brenda AZHBR-së. Ata që shkarkoi si përgjegjëseve për vjedhjen e fondeve e ka marrë këshilltare, për ta këshilluar si të vjedhë fondet”

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës deklaroi se, bashkitë dhe banda në pushtet me në krye Edi Ramën, vjedhin që të blejnë vota dhe më pas me këto vota të qëndrojnë në pushtet që të vjedhin përsëri.

“Drejtorët po ua arrestojnë sepse kanë vjedhur dhe vetëm kanë vjedhur. Rast më të freskët se kompania ‘5D’ e drejtorave të bashkisë së Tiranës, rast më domethënës që të vjedhë taksat tuaja, është vështirë të gjesh të faktuar dhe dokumentuar dhe të argumentuar ekzaktësisht.

Ndaj për këtë dua të falënderoj Belind Këlliçin për punën e madhe që bëri ai.

Kompania ‘5D’ është sinjifikativi i qeverisjes edhe në bashkinë e Lali inceneratorit, drejtorët apo kryetari i bashkisë që u ulën në karrige dhe filloi këtu tu kërkonte 20% dhe e çuan në 50% taksën që merrnin për tenderat që jepnin.

Nuk u ngopën, dhe në fund vendosën të ‘bëjmë së bashku një kompani që sa të ua japim tenderat të tjerëve, hajde ti marrim kjo kompania jonë dhe ti marrë 100% fitimet vetë’”, tha Noka. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY