Nënkryetarja e Parlamentit, Emonela Felaj nuk votoi për Amnistisë Penale një ditë më parë.
Pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, Felaj ka dhënë argumentet e saj.
“Vota ishte abstenuese dhe kundër ndaj propozimeve Bardhi dhe Alibeaj për arsyen e qartë sepse kane kërkuar të amnistohen edhe shkatërrime të pronës me zjarr dhe përdorimin e lëndëve shpërthyese. Këto janë krime jo të lehta sepse dënohen me burgim nga 1-5 vite njëra dhe tjetra shkon dhe 10 vite burg, dhe në logjikën time si ish-profesioniste, nuk qëndron. Amnistimi i të tilla krimeve qofshin këto të kryera dhe nga të ashtuquajturit manifestues. U kërkua që për të tilla krime të amnistohej dhe ndjekja penale kur kjo duhet të vlente vetëm për kundravajtjet dhe jo për krimet po t’i rrimë strikt parimit”, tha Felaj.
Disa nga deputetët që mbështesin Bashën nuk votuan po ashtu. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/