Nis procesi në Londër për anulimin e nongrata. 4 argumentat e avokatëve...

Nis procesi në Londër për anulimin e nongrata. 4 argumentat e avokatëve të Berishës

197
0
Shares

Ka nisur sot në Londër seanca e dytë mes avokatëve të kreut të opozitës Sali Berisha dhe përfaqësuesit e ministrisë së brendshme Home Office pas padisë për vendimin e shpalljes non grata të ish Presidentit dhe ish kryeministrit Berisha.

Procesi gjyqësor në SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) është parashikuar të zgjasë katër ditë ndërsa sot përfaqësuesit e Home Office, Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të paraqesin faktet dhe grup faktet përmes të cilave ish sekretarja e shtetit Priti Patel, bazoi vendimin për Berishën.

Emrat e personave të pyetur dhe burimet e informacionit përmes të cilave britanikët ndërtuan dosjen Berisha do të shpalosen në atë që quhet sesioni i mbyllur, raportoi sot top channel. SIAC përfshi palët në proces asnjëherë nuk do të bëjnë publike emrat e të pyeturve apo burimeve të Home Office apo agjencive të tjera britanike, pjesë e dosjen non grata të Berishës.

Megjithatë në vendimin final do të renditet disa të dhëna të paraqitura prej palëve në këtë proces. Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të shpalosë prapësimet për vendimin ndaj Berishës të enjten.

Ndërkohë ekipi i avokatit Zaiëalla ka listuar katër argumentet që do përdorë kundër këtij vendimi, që thuhet se është marrë pas lobimit të mentorit të zotit Edi Rama, filantropit majtist George Soros.

“Ekipi ligjor i Dr. Berishës do të ngrejë argumente duke përfshirë se Sekretari i Brendshëm ka (i) bërë një gabim ligjor pasi akuzat serioze të bëra kundër Dr. Berishës janë pa dyshim të pavërteta, (ii) bëri një dallim arbitrar midis Dr. Berishës dhe atyre që janë në pozitë analoge (përfshirë Edi Ramën, ndaj të cilit ka edhe akuza të rënda për korrupsion dhe kriminalitet), (iii) nuk mori parasysh faktin që Dr. Berisha nuk ka qenë në pushtet prej 10 vitesh dhe duke anashkaluar personat që janë aktualisht në pushtet dhe që janë përgjegjës për të forcuar sponsorët e grupeve të organizuara kriminale dhe për të hedhur poshtë të gjithë objektivin për luftën ndaj Grupeve të Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe (iv) Imunitetin Diplomatik,” thuhet në njoftim, raporton syri.net.

Vendimi nëse shpallja e Sali Berishës person non grata prej Britanisë së Madhe ishte legjitim apo jo pritet të shpallet nga SIAC fillimin e muajit prill.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY