Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngacmimi seksual i Eglës, reagon Saimir Kodra ndërsa Egla sërish ka një befasi

19/03/2024
Ngacmimi seksual i Eglës, reagon Saimir Kodra ndërsa Egla sërish ka një befasi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip u trajtua deklarata e bërë nga banorja Egla Ceno ditë më parë ku akuzonte një ish gazetar të Top Albania Radio për ngacmim seksual 25 vite më parë kur aktorja kishte shkuar për të kërkuar punë, transmeton top channel.

Ky fakt u bë i njohur gjatë një bisede të saj me Julian. Pas kësaj deklarate të Eglës, në rrjet është përfolur emri i Sajmir Kodrës.

Pas klipit për këtë bisedë Top Channel transmetoi të plotë edhe një reagim të Sajmir Kodrës lidhur me këtë akuzë, ku ai ndër të tjera tha se do ta ndiqte në rrugë gjyqësore akuzën e Eglës.

Big Brother nuk e trajtoi klipin në ‘prime’ e kaluar për shkak se mungonte reagimi i Kodrës, por vendosi ta trajtonte pikërisht mbrëmjen e sotme, kur edhe ish gazetari i Top Albania Radio reagoi.

Moderatori i “Big Brother Vip Albania 3”, Ledion Liço sqaroi se i kishte ftuar Kodrën të ishte pranishëm në program dhe të jepte versionin e tij, teksa tha se deklaratat e secilit banor brenda shtëpisë, janë personale.

“Televizioni nuk ka kompetencën për të vërtetuar akuza të çdonjërit prej jush. Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe themi që çdo opinion që ndahet në këtë program është i personit që e thotë. Unë personalisht jam shumë i kujdesshëm në çdo gjë që them për të mos dashur të lëndoj askënd që e sheh këtë program. Dua të them që në rastin e zotit Kodra, menjëherë e kam ftuar personalisht që të vijë në program dhe të sqarohet nëse do të kishte dëshirën për ta bërë dhe dua tju them që ka raste që Big Brother përdoret për lojërat e Big Brother dhe ka raste që përdoret edhe për këtë që bëtë dhe u jam mirënjohës si një burrë që drejton një institucion prej tre vitesh, por mbi të gjitha si babai i një vajze”, tha Ledioni.

Moderatori i programacionit i kërkoi Eglës gjithashtu që të provonte akuzat e saj, pasi në të kundërt ekziston ligji i shpifjes për deklarata të kësaj natyre.

Egla tha se nuk ka prova, por tha se mund të bëjë diçka tjetër në të ardhmen.

“Unë i kërkoj që të qetësohet vërtet pa kaluar në skenarë, regjisorë e aktorë. Unë marr përgjegjësi për gjërat që nxjerr nga goja, çfarëdo gjëje, le të vijë gjykata. Unë nuk do kem prova materiale sepse nuk kam shkuar atje për të regjistruar dhe vënë në kurth zotin Saimir, ishte një event nuk është i regjistruar, por mund të bëj një gjë tjetër që do e mendoj fort dhe mirë para se ta prononcoj”, tha Egla. topchannel.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.