Krimi i rëndë në Krujë, nëna hedh në Tapizë foshnjën e porsalindur

Krimi i rëndë në Krujë, nëna hedh në Tapizë foshnjën e porsalindur

182
0
Shares

Një nënë 42-vjeçare hodhi sot në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të porsalindur. Gruaja ka lindur foshnjen sot në ambientet e banesës së saj ndërsa pretendon se fëmija lindi pa shenja jete.

Është e pakuptueshme pse ajo më pas e ka futur në qese foshnjen dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia nën drejtimin e Prokurorisë ka ndaluar 42-vjeçaren me iniciale L.K., banuese në Tapizë për veprën penale “vrasja e foshnjes”. Pas orësh kërkimi, është gjetur trupi i pajetë foshnjës së porsalindur. Ndërkohë, detaje të tjera kanë në dritë në lidhje me ngjarjen tronditëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Krujës.

42-vjeçarja, është e martuar dhe nënë e 5 fëmijëve, të gjithë nën 20 vjeç. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzënë. Madje edhe bashkëshorti i saj ka deklaruar para uniformave blu se nuk e dinte që gruaja e tij ishte shtatzënë.

Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzënë. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lumë, por që nuk e mbante mend vendin ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ajo ka rrëfyer. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY