Mësohen arsyet e arrestimeve të kryera një ditë më parë në Sarandë dhe Vlorë në lidhje me ndërtimet pa leje në Sarandë.
8 zyrtarë u arrestuan dje dhe 3 të tjerë po kërkohen pasi lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh pranë vijësbregdetare në Sarandë.
Hoteli në fjalë, rezulton në pronësi të ish Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.
Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh.
“Tetë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pasi nëkundërshtim me ligjin lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh, hotel, pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës dhe proceduan me legalizimin tij. Ndërkohë që tre persona të tjerë janë ende nëkërkim.
Të 11 të pandehurit, pjesë e procedimit penal nr.37 të vitit 2024, janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.
Pas administrimit të provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë i mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre”, njoftoi prokuroria e Sarandës.
Ata janë:
1-Ermen Stroka ( me detyre specialist Ashk Sarandë)
2-Erald Lika (me detyre specialist Ashk Sarandë)
3- Ina Papa ( me profesion ing ndertimi)
4-Viktor Qesari (Inspektor IVMT Bashkia Sarandë)
5-Oltion Durmishti (me detyre inspektor IVMT Bashkia Sarandë)
6- Tonin Simoni (ish inspektor IVMT Bashkia Sarandë)
7- Denis Balili (me detyre ish inspektor IKMT Vlorë)
8 Manushaqe Saliko me profesion avokate (ish inspektore IKMT Vlorë)
Nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/