GJKKO mban masën e arrestit me burg për Berishën dhe Malltezin

GJKKO mban masën e arrestit me burg për Berishën dhe Malltezin

183
0
Shares
GJKKO rrëzoi sot kërkesën e kreut të PD, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit për të hequr masn e arrestit në shtëpi.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare
Irena Gjoka, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Sali Berisha, me objekt Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhduar zbatimi me Vendimin nr.117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj kërkuesit lënë në fuqi me vendimin nr.56, date 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar me vendimin nr.520, date 30.12.2023, lënë në fuqi nga  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

1.1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal, caktuar me vendimin nr.520 datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit JamarbërMalltezi, me objekt Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Jamarbër Malltezi, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

2.1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi, idyshuar për kryerjen e veprave penaleKorrupsioni pasiv ifunksionarëve lartë shtetërore ose zgjedhurve vendorë”, kryer bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i KoditPenal dhePastrimi i produkteve veprës penale oseveprimtarisë kriminale”, kryer bashkëpunim, parashikuar nganeni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, caktuar me vendimin nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Berisha ndodhet në arrest në shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY