2 të rinj u arrestuar nga policia në Mirditë, pasi morën peng një 19-vjeçar me qëllim grabitjen.
Në pranga ranë Mateos Brozi dhe Ergys Tusha pasi morën me forcë 19-vjeçarin dhe e mbajtën në garazh me qëllim për t’i vjedhur atij paratë.
Policia sekuestrua shuma 220 000 lekë që të arrestuarit synonin t’i vidhnin 19-vjeçarit, automjeti i përdorur nga ata dhe 2 celularë.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve Mateos Brozi, 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës”, njoftoi policia e Mirditës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/