Mbetet në burg blogeri i tik-tok, Alket Çoku

Mbetet në burg blogeri i tik-tok, Alket Çoku

157
0
Shares

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Alket Çokun, blogerine tik tok që dyshohet se shtiu në vetvrasje një grua pas publikimit të fotove.

Detajet e gjykatës:

Më datë 10.02.2024, rreth orës 22:30, shërbimet e policisëgjyqësore janë njoftuar se në rrugën “Teuta”, lagjia nr. 7, Bathore, ka rënë nga lartësia e një objekti 4 katësh shtetësia me iniciale S. A, e cila më pas është dërguar në Spital ku ka gjetur dhe vdekjen. Nga kqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima me iniciale S.A, ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin nën hetim shtetasin A. Ç, në lidhje më një fotografi të viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmTiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale:  A. Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Shkaktimi i vetëvrasjes”,  të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 421 Regj.Them, datë 15.02.2024, ka vendosur:

1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, ndajpersonit nën hetim A. Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Shkaktimi i vetëvrasjes”,  të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim A. Ç, masën e sigurimit personal atë të “arrestit në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale A. Ç, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal më të butë, për shkak dhe të gjëndjes shëndetësore.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Irena Brahimi,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 421 Regj.Them, datë 15.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY