Berisha: Gjykata e Lartë funksionon si seksion i PS

Berisha: Gjykata e Lartë funksionon si seksion i PS

105
0
Shares

Sot Gjykata e Lartë hodhi poshtë ankesat e Berishës dhe Malltezit. Kjo gjykatë funksionon në mënyrë identike si një seksion i partisë së krimit, i PS, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Shqipëria sot u faktua ashtu siç është, Shqipëria e Edi Ramës, një diktaturë e shëmtuar, një regjim karikatur, një regjim të cilin ne duhet ta fshijmë nga faqja e dheut, me vrullin, idealet dhe guximin tonë.
Sot gjykatësit vasal të Gjykatës së Lartë, pengje mjerane të Edi Ramës zbatuan urdhrat e skapit të partisë dhe u bënë palë me puçin konstitucional, me marrjen e pushtetit nga gjykatës që nuk kanë ligj e as moral dhe vendosën të mos shqyrtojnë apo hodhën poshtë ankesat e avoketërve të mi dhe Jamarbër Malltezit.
Ky ishte një akt mjeran, një akt i turpshëm, por askush nuk mund të priste tjetër gjë. Imagjinoni miq.
Dy prej këtyre gjykatësve janë ata që 10 ditë më parë firmosën për të detyruar gazetarët të tregojnë burimet e lajmeve, në një kohë që po këta të dy 1 vit më parë kishin firmosur të kundërtën që gazetarët nuk duhet dhe nuk mund të tregojnë burimin sepse kjo cenon rëndë të drejtën e informacionit dhe lirinë e shprehjes.
Të ndalemi pak.
Çfarë ndodhi në harkun kohor rreth 1 vjeçar.
Në harkun kohor rreth 1 vjeçar, pushteti mafioz i Edi Ramës me Sadushin e tij u bë absolut në Gjykatën e Lartë.
Sot kjo gjykatë funksionon në mënyrë identike si një sesion i partisë së krimit, i PS-së.
Ata nuk gjykojnë më në salla, nuk gjykojnë më me palë, nuk gjykojnë më me avoketër dhe paditës, ata gjykojnë vetëm me njëri-tjetrin në salla të mbyllura, sikur të ishin koska mafioze të PS-së. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY