Policia ka arrestuar njënperson sot në lidhje me shpërthimin në Lushnjë që shkaktoi dy viktima dhe plagosi 7 persona të tjerë mes të cilëve edhe deputetin socialist të Lushnjës, Gëzim Çela.
Është arrestuar sipërmarrësi Leonard Gjini, 32-vjeç, me urdhër të prokurorit me akuzën për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja të rënda.
Sipas policisë, ai ka qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit dhe ka lejuar kryerjen e punimeve pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda. Si pasojë e shpërthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Nga kjo ngjarje e rëndë humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir.
Një nga pistat që shkaktoi shpërthimin e rëndë dyshohet se është plasja e një prej bombolave të mbushura me oksigjen si pasojë e nxehtësisë së shkaktuar nga saldimi dhe jo nga kontakti me kabllot e tensionit të lartë.
Dyshimet:
Personi i arrestuar, Leonard Gjini është sipërmarrësi që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve në bazë të lejes që deputeti Bujar Çela kishte marrë në muajin shtator bazura ne kontyraten e nenshkruar mes dy subjekteve private.
Kontratë nuk ishte vënë në zbatim nga të dyja palët, pasi kompania e Leonard Gjinit ishte duke pritur lirimin e hapësirës dhe më pas të niste zbatimin e projektit sipas lejes së marrë nga deputeti Çela. Nderkohe biznesi i Bujar Çelës kishte punesuar babë e bir që mbetën viktimë, për të hequr konstruksionin metalik nga magazina ekzistuese që më pas të hapej sheshi i punimeve për zbatimin e lejes së ndërtimit. Roland Hoxha dhe Elidion Hoxha, nuk kishin asnjë lidhje apo njohje me të arrestuarin.
Megjithate prokuroria pretendon se Gjini duhet të garantonte sigurinë e kantierit pasi kishte bërë kontratë, ndërkohë që prona ishte në pronësi dhe administrim të deputetit Bujar Çela. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/