Kryeministri Edi Rama i cili ishte sot në ceremoninë e inaugurimit të Bazës Ajrore të Kuçovës ndërsa përshëndeti pjesëmarrësit u kujtoi atyre se kjo bazë ishte dikur, më 1954, në planin e luftës së Kremlinit prej nga do të niseshin bombarduesit e Traktatit të Varshavës në sulme kundër bazave ushtarake në Itali.
“Duke parë një pjesë të të pranishmëve që janë këtu, si përfaqësues të një gjenerate tjetër, e cila përjetoi të gjitha zhvillimet e përpara ndryshimeve demokratike, po referohem një fragmenti të gazetës “Zëri i Popullit”, në maj të vitit 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se, të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur më herët pikërisht për të pritur shokun Hrushov.
Është i rëndësishëm ky referim sepse në atë kohë Shqipëria, me këtë bazë që rihapim sot, konsiderohej si një avant-post strategjik i Perandorisë Sovjetike përballë Europës Perëndimore dhe këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues.
Po të lexosh planin e deklasifikuar të luftës që qëndronte në sirtarët e Kremlinit, lufta do të niste me bombardimin e Vienës, Sttutgartit, Mynihut, Nurenbergut, dy bazave të NATO-s në Danimarkë, tre bazave italianë në Padova, Verona dhe Vicenzadhe pjesë e këtij operacioni do të ishin dhe avionët bombardues të bazës së Kuçovës”, tha Rama.
Megjithatë Rama relativizoi kërcënimin rus për rajonin sot ndërsa tha se Ballkani është ‘një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperialiste të Federatës Ruse”.
Në vijim Rama kërkoi sërish nga NATO përfshirjen e saj në një projekt në Porto Romano në Durrës i përfolur si rrjedhim i një afere të madhe korruptive të qeverisë Rama me ngritjen e një resorti turistik jotransparent aty ku është sot Porti i Durrësit.
“E fundit, por aspak për nga rëndësia, dua t’i shpreh një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kontribuuan duke filluar, sigurisht nga aleatët tanë të NATO-s me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re taktike ajrore e NATO-s do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano, gjë për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO-n dhe jemi shumë besimplotë se së shpejti do të mund t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e aleancës”, tha Rana.
Duket se NATO po heziton të përfshihet qoftë edhe për historinë e projektit në Durrës që solli projektin në Porto Romano, por edhe për shkak të diaa rethanave teknike që nuk sugjerojnë ndërtimin e një porti të nadh atje ku po planifikon qeveria. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/