Liria kërkon sakrifica nga ne miqtë e mi. Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë që nuk rezistojnë as 3 ditë ndaj mosbindjes civile, deklaroi sot në fjalën e tij në protestë, kreu i PD, Sali Berisha.
“Ishte dje dita e besës së madhe.
Ata që lidhën besën në Lezhë, përveç Zotit dhe armëve të tyre, nuk kishin asgjë tjetër, por ishte besa dhe bashkimi, ishte besimi që i bëri ata të stërfuqishëm për të mundur perandorinë më të madhe të atyre kohërave.
Ndaj dhe ne duhet të bashkohemi, të bashkohemi.
Çdo shqiptar që e do këtë vend, çdo shqiptar që do të jetë i lirë, do që fëmijët e tij të jenë të lirë, kundër këtij pushtuesi të egër, që poshtëron, që varfëron shqiptarët që i përzë ata nga vendi i tyre.
Miqtë e mi!
Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë dhe vetëm kalbësirë.
Ju garantoj se as 3 ditë nuk i rezistojnë dot mosbindjes civile qytetare.
As 3 ditë nuk i rezistojnë dot betejës tonë pa kthim”, deklaroi Berisha. r.p





