Rizgjidhet sërish në krye të KMSH, Bujar Spahiu. Xhamia e Tiranës larg...

Rizgjidhet sërish në krye të KMSH, Bujar Spahiu. Xhamia e Tiranës larg inagurimit

267
0
Shares

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë rizgjodhi sot Hafiz Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për një mandat të dytë 5-vjeçar.

Kandidaturat për kryetar të institucionit ishin Eduard Shefki, Administrator i Myftinisë së Durrësit, Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit dhe Bujar Spahiu, kryetar aktual i KMSH-së.

Fillimisht kandidatët prezantuan platformat dhe vizionin e tyre për të ardhmen e institucionit. Gjatë prezantimit pati diskutime dhe pyetje të ndryshme në lidhje me programin por edhe mbi çështje që preokupojnë institucionin dhe besimtarët.

“Votimi për zgjedhjen e kryetarit u zhvillua në mënyrë të fshehtë. Nga 94 anëtarë të këshillit, votuan 92 prej tyre pasi 2 anëtarë mungonin. Fitues me shumicë votash u shpall z. Spahiu me 82 vota.

Proçesi i votimit u zhvillua rregullisht konform normave statutore dhe nuk pati asnjë kontestim”, njoftoi Komuniteti Mysliman Shqiptar përmes rrjeteve sociale.

Islam Hoxha, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i dorëzoi në shenjë simbolike kryetarit Spahiu çallmën dhe xhyben e tij duke i uruar suksese dhe mbarësi në këtë mandat të dytë pesëvjeçar.

Më pas, Spahiu me dorë mbi Kuranin bëri betimin konform statutit përpara anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Zgjedhka e Spahiut do të shtyjë më tej inagurimin e xhamisë së madhe të Tiranës tek Parlamenti. Financuesi i saj, Presidenti turk Erdogan besohet se e ka kusht inagurimin e saj me dorëzimin e KMSH tek ai grup deejtuesish myslimanë që gëzojnë mbështetjen e xhamisë turke. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY