Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi: 7 raste konkrete se ku fshihen paratë e vjedhura të inceneratorëve

01/03/2024
Këlliçi: 7 raste konkrete se ku fshihen paratë e vjedhura të inceneratorëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi bëri publike sot disa fakte të rënda penale, sikurse tha ai, lidhur me hetimin tashmë 4 vjeçar të aferës së shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

“Pasi SPAK u shpreh se e ka tejet të vështirë për të gjetur dhe sekuestruar paratë publike, të vjedhura nga prestanomet Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ne sot po u japim 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike”, tha Këlliçi në një konferencë për shtyp në Tiranë.

RASTET/ Në korrik të vitit 2021, kompania e famshme ITS lidh një kontratë me subjektin “Llanaj Ndërtim” sh.p.k. Objekti i kësaj kontrate ishte që kompania e Klodian Zotos do të merte përsipër pagesën e depozitimit të 85.000 ton dhera, në landfillin e Sharrës, ndërkohë që subjekti për këtë pagesë do të përfitonte nëkëmbim 500 m2 ndërtim në një prej projekteve të ndërtimit të kësaj kompanie në Tiranë.

Në dhjetor të vitit 2021, Klodian Zoto arratiset nga vendi, pasi doli urdhërarresti i lëshuar ndaj tij. Kompania ITS u vu nën sekuestro preventive dhe administrim shtetëror, duke e bërë të pamundur që këto asete të zhduken pa suportin, apo urdhrin e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Për administrimin e këtyre aseteve, që SPAK mesa duket ka “harruar” t’i sekuestrojë, Taulant Balla tentoi të emëronte në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinand Tarazhin, ish drejtorin e landfillit të Sharrës.

I kapur në flagrancë nga opozita, Balla u detyrua të ndryshonte këtë emërim kriminal, brenda ditës.

“Deri më sot, i kemi faktuar SPAK-ut se ku gjenden paratë, në Bullgari, në Maltë, në Turqi, në Hollandë, në Zvicër, në Hungari dhe së fundmi në Shqipëri. Këto para kanë shërbyer dhe vijojnë të shërbejnë për blerjen e zgjedhjeve, manipulimin e opinionit publik përmes kapjes së mediave, siç tregon rasti flagrant imedias së Carlo Bollinos apo pagesave për analistët të cilët paturpësisht mbrojnë çdo natë këtë aferë në debatet televizive dhe guxojnë të kërcënojnë edhe opozitën që denoncon këtë mega aferë.

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani, jo më vonë se dita e sotme duhet të sekuestrojë këto 7 apartamente dhe çdo apartament tjetër në kullat e Tiranës ku janë fshehur paratë publike”, deklaroi Këlliçi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.