U kthye në shtëpinë e tij të hershme dhe nuk lëvizi më

U kthye në shtëpinë e tij të hershme dhe nuk lëvizi më

355
0
Shares

Prej një muaji ishte zhdukur nga fshati ku po jetonte në këtë kohë në Pirg të Korçës. Askush nuk mësoi gjë për fatin e 44 vjeçarit deri sot kur e gjetën pa jetë në një pemë në oborrin e banesës së tij të dikurshme në Velçan të Pogradecit.

“Këtë pasdite, në fshatin Senisht, njësia administrative Velçan, Pogradec, në një pemë, në afërsi të ish-banesës së tij, është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. Ç., 44 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa e tij, më datë 18 janar 2024. Nga këqyrja e trupit të 44-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY