Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri Balla deklaratë për Martinajt: Po vijojmë bashkë me drejtorin

23/02/2024
Ministri Balla deklaratë për Martinajt: Po vijojmë bashkë me drejtorin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se vijojnë kërkimet për një përgjigje finale në lidhje me fatin e Ervis Martinaj.

I pyetur nga gazetarët për afatet që kishte vendosur policia, ministri Balla tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Unë i qëndroj bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë. Të jeni të sigurt që Policia e Shtetit e bën detyrën e saj, 24 orë, çdo ditë, edhe ndaj këtij angazhimi, për t’i shkuar deri në fund, jo vetëm kësaj çështjeje, por çdo çështjeje tjetër të pazbardhur. Pjesë e analizës sonë sot, me DVP Korçë, do të jenë edhe ngjarje të vjetra kriminale, në Korçë, të pazbuluara”, theksoi Balla për mediat.

Gjithashtu, Balla tregoi situatën sa i përket mundësisë së një marrëveshjeje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, vennd ku fshihen një pjesë e mirë e të kërkuarve nga autoritetet shqiptare.

“Ne po punojmë intensivisht për një gjë të tillë, sepse kjo lidhet, në mënyrë të qenësishme në qasjen tonë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk mund të pranojmë që persona, të cilët kanë hesape të hapura me drejtësinë shqiptare, t’i fshihen asaj në vende me të cilat ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Edhe pse besoj e keni parë, sikurse ia arritëm me Marokun, me të cilët nuk kishim një marrëveshje ekstradimi, dhe besoj që do t’ia arrijmë me çdo vend një marrëveshjeje të tillë, apo dhe jashtë marrëveshjes, për t’i dhënë fund kësaj kulture pandëshkueshmërie”, tha Balla. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Dëshmia e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve. Dosja është dërguar si sekret në gjykatë!

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.