“Si do të ketë fytyrë Edi Rama, të mbajë ende peng me...

“Si do të ketë fytyrë Edi Rama, të mbajë ende peng me gjykatat e tij vulën e PD-së për Lul Bravën“

91
0
Shares

Nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë. Si do të ketë fytyrë Edi Rama, të mbajë ende peng me gjykatat e tij vulën e PD-së për Lul Bravën, deklaroi në fjalën e tij në protestën para shtëpisë ku mbahet i izoluar kreu i PD, Sali Berisha.

Ai ka theksuar 4 arritje të protestës së djeshme.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë.
Katër arritje kryesore shënoi uragani i 20 shkurtit.
E para; ju mbrëmë me uraganin tuaj shembët piramidën e mashtrimit të Edi Ramës dhe ja dogjët të gjitha ata miliona euro që kishte shpenzuar në luftën kundër opozitës.
Pas natës së djeshme, Edi Rama nuk mashtron dot as njerëzit e tij më të afërt e jo më shqiptarët. Me ç’fytyrë do të ju thotë ai shqiptarëve, pas uraganit të djeshëm se opozita është e dobët, se Sali Berisha është i izoluar.
Me ç’fytyrë do tu thotë Edi Rama shqiptarëve, se shqiptarët e duan, ndërkohë që ata dolën në uraganin më të madh që mbahet mend, pikërisht kundër aleancës së qelbësirave me në krye Edi Ramën.
Si do të ketë fytyrë Edi Rama, të mbajë ende peng me gjykatat e tij vulën e PD-së për Lul Bravën.
Çdo mashtrim në të cilin Edi Rama e bazonte luftën e tij kundër opozitës, mbrëmë është shembur dhe me shembjen e këtyre mashtrimeve ka nisur dizintegrimi i klanit kriminal të rilindjes, i sektit kriminal të rilindjes.
Do ta shihni shpejt, socialistët e ndershëm do të zgjohen dhe do të kuptojnë se Edi Rama dhe rilindja ua ktheu partinë e tyre në një shpellë krimi.
Miq mbajeni mend këto fjalë. Do ta shihni se si në fund, rilindja do të reduktohet në vetëm dy njerëz. Në dy njerëz, Edi Rama dhe Lulzim Brava.
A e dini pse? Sepse janë të vetmit që edhe në fund besojnë në mashtrimet e tyre.
Rama beson se e duan shqiptarët, ndërsa Brava beson se i takojnë fondet publike të PD-së për ti përdorur për qëllimet e tij.

Arritja e dy e madhe e uraganit të 20 shkurtit, është jehon ndërkombëtare e jashtëzakonshme e tij.
Vlerat e kësaj jehone janë të shumëfishta.
Nga njëra anë, secili nga pjesëmarrësit, secili nga ju, është parë nga publiku i vendeve të lira, SHBA, Gjermani, Italisë, Francë, Spanjë, Japonisë, Australisë, vendeve veriore si një luftëtari i votës së lirë, i pluralizmit, i antikorrupsionit, pra si qëndrestar i kauza të drejta.

Nga ana tjetër kjo jehonë paraqiti para gjithë botës Edi Ramën, si njeriu që dhunon zgjedhjet e qytetarëve shqiptarë, që arreston për motive politike, pa asnjë provë, fakt, dokument njëlloj si në Rusi dhe Teheran, Ugandë apo Tunizi, kryetarin e opozitës nga frika apo tmerri se ai kurrë nuk i fiton dot më zgjedhjet në këtë vend.

Por nga ana tjetër, kjo jehonë e jashtëzakonshme e uraganit të 20 shkurtit, u faktoi qytetarëve, parlamentarëve, qeverive në mbarë botë, se Edi Rama u mohon të drejtat kushtetuese parlamentarë të opozitës, nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, për të hetuar vjedhjet e tij të mëdha me djegësat, sterilizatorët, PPP-të, portin e Durrësit, parkun e Butrintit.
Për të hetuar 140 udhëtimet e tij në 18 muaj me avion taksi që niset nga Rinasi jashtë çdo kontrolli dhe me të cilin thuhet se transportohen me baule diplomatike, qindra ton drogë dhe qindra milionë euro të vjedhura shqiptarëve, dhe qindra milionë narko euro të klaneve të tij narkotrafikante.
Ai nuk lejon hetimin e tij sepse është i zhytur kokë e këmbë në krime monstruoze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY