Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

4 gjyqtarët e Kushtetueses që votuan kundër marrëveshjes Rama-Meloni, argumentat

19/02/2024
Shtyhet seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mësohen 4 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Ata janë gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska.

Ata kanë dhenë arsyetimet se pse protokolli nuk duhej të ratifikohej.

“Sistemi ynë normativ përmban një referencë gjeografike territoriale, që pasqyron hapësirën e veprimit të akteve normative dhe, për rrjedhojë, edhe shtrirjen gjeografike të veprimtarisë së institucioneve tona publike dhe ushtrimit të kompetencave të tyre”, thuhet ne arsyetimet e Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska.

Nje tjeter argument eshte ana financiare: “Shpenzimet e bëra nga pala italiane për ndërtimin e strukturave përjashtohen nga taksat dhe detyrimet doganore (neni 5, pika 4). Gjithashtu, për nevojat e ndërtimit dhe menaxhimit të strukturave, autoritetet italiane përjashtohen nga kufizimet ose kontrollet e monedhës dhe mund të transferojnë lirisht monedha pavarësisht parashikimeve të dispozitave shqiptare në fuqi”

Sipas ketyre anetareve te Gjykates Kushtetuese, Këshilli i Ministrave u jep juridiksion ekskluziv autoriteteve italiane, duke kufizuar në këtë mënyrë juridiksionin e autoriteteve shqiptare.

“Qeveria shqiptare i ka kaluar qeverisë italiane të drejtën e përdorimit të dy zonave territoriale, brenda të cilave autoritetet italiane autorizohen të ushtrojnë pushtet publik për çështjet që lidhen me migrantët, duke kufizuar/ndaluar njëkohësisht juridiksionin e autoriteteve shqiptare në këtë pjesë të territorit të vendit. Mbi bazën e kësaj analize, nuk pajtohemi me shumicën, e cila nuk duket se i ka dhënë përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë kësaj çështjeje. Në vlerësimin tonë, Protokolli për Migracionin është marrëveshje ndërkombëtare që ka të bëjë me territorin, sipas parashikimit të nenit 121, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës”

Ndërkohë anëtarja, Elsa Toska arsyeton se nga pikëpamja juridike, një përfaqësim i shtetit, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, në marrëdhënie me jashtë nga ana e qeverisë, pa autorizimin paraprak të Presidentit, kur bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare me natyrë politike, nuk është në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës.

“Mosmarrja e plotfuqisë nga Presidenti për lidhjen e marrëveshjes ose dhënien e plotfuqisë, sipas ligjit, bie ndesh edhe me nenin 7 të Kushtetutës, i cili garanton parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve. Ky parim shtrihet jo vetëm ndaj tri degëve të pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, por edhe ndaj organeve të tjera kushtetuese të pavarura, kompetencat e të cilave janë të parashikuara nga dispozitat e Kushtetutës. Mospajisja me plotfuqi të rregullt nga Presidenti përbën cenim të kompetencave”, thuhet ne argumente.

Po ashtu sipas Elsa Toskës, “Traktati i Miqësisë i vitit 1995 nuk mund të përdorej si bazë kushtetuese për Protokollin për Migracionin, pasi pavarësisht parashikimeve të nenit 180, pika 1, të Kushtetutës, është Kushtetuta, e miratuar në vitin 1998, e cila sipas parimit të hierarkisë së normave juridike prevalon ndaj çdo marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar para ose pas saj. Në këtë kuptim, në zbatim të nenit 92, shkronja “ë”, të saj, organi kushtetues kompetent që lidh marrëveshjet ndërkombëtare sipas ligjit është Presidenti i Republikës. Kjo kompetencë e Presidentit është interpretuar me vendimin nr.15/2010, vendim që i ka dhënë kuptimin e duhur normës dhe deri në një interpretim të ndryshëm të Gjykatës, ky interpretim kushtetues gjyqësor ka të njëjtën vlerë si dhe vetë norma kushtetuese e interpretuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.