‘Shkatërrues prone me zjarr’ policia po heton prirjen e rrezikshme të Gjergjit...

‘Shkatërrues prone me zjarr’ policia po heton prirjen e rrezikshme të Gjergjit nga Vau i Dejës

132
0
Shares

E ka bërë dy herë. Herën e parë ndaj një supermarketi duke i djegur fasadën dhe herën e dytë ndaj një makine.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen e 2 rasteve të tentativës së shkatërrimit të pronës policia bëri arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gjergj Dajani,  41 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 15.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të fasadës së supermarketit me administrator shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, më datë 17.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në drejtim të automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. S., 49 vjeç, banues në fshatin Shelqet”, njoftoi policia.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY