FOTO/ Foshnja e braktisur në kabinën e telefonit, takon shpëtimtarin e saj...

FOTO/ Foshnja e braktisur në kabinën e telefonit, takon shpëtimtarin e saj pas 22 vitesh

75
0
Shares

Një vajzë, e cila u braktis në një kabinë telefonike kur ishte vetëm një foshnje, ka mundur që të takohet me personin që e shpëtoi, pas thuajse 22 vitesh.
Kiran Sheikh nga Londra jugore ishte vetëm 2 muajshe kur nëna e saj e la atë në një kabinë telefoni në Prill të 1994, pasi kjo e fundit ishte në një lidhje të dhunshme. Gruaja lajmëroi në telefon policinë, që dikush duhet të vinte shpejt të merrte një foshnje.
foshnje1Por përpara se policia të shkonte në vendin e ngjarjes, një burrë, Joe Campbell, e gjeti atë. Fillimisht ajo ju duk si një qese me patatina, por pasi e pa mirë kuptoi se ishte një foshnjë.
Burri në atë kohë tentoi që ta adoptonte, por nuk iu lejua sepse ishte beqar. Ai i dërgoi asaj kartolina për ditëlindje deri në vitin e saj të 5-të dhe më pas kjo gjë iu ndalua nga shërbimet sociale.
foshnje2E vetmja gjë që vajza kishte kujtim nga njeriu që i shpëtoi jetën ishte një fotografi e shkrepur në momentin, që Campbell e kishte gjetur.
Pas publikimit të fotos dhe lajmit në gazetë Metro ku vajza e kërkonte, një koleg ia tregoi atë mikut të tij dhe kështu u bë i mundur ritakimi i tyre pas 22 vitesh. /tvklan.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY