Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën

06/02/2024
Berisha: Nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën, tha sonte në fjalën e kreu i PD, Sali Berisha.

DEKLARATA E BERISHËS/ Përfaqësuesit e Dibrës, drejtues të PD-së, përfaqësues të komunitetit dibran në Tiranë me artistin e madh, të shquarin Bujar Kapexhiun, sollën sot në këtë platformë të njerëzve të lirë, problemin e madh, problemin ekzistencial të Dibrës së poshtme, të Dibrës në tërësi.
Zhdukjen e saj nga korrupsioni qeveritar me ndërtimin e një dige të projektuar 60 vite më parë nga diktatori Hoxha dhe sot do ta jetësojë një bastard i denjë i tyre, Edi Rama.
Miqtë e mi!
Në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet, jeni dëshmitar se vendi anë e kënd, të paktën 7-10 orë nuk kishte drita.
Gumëzhinin gjeneratorët, dhe sundonte errësira.
Qeveria e mëparshme kishte firmosur, e vërteta është, me dy kompani shumë serioze, njëra ishte ndërtuesi kryesor i HEC-eve në Itali, tjetra ishte një grup i madh financiar, kontratën për Skavicën.
I prita në zyrë dhe u them, unë këtë kontratë nuk e pranoj. Pse më thanë? Për dy arsye kryesore.
E para mbyt Dibrën dhe unë nuk jam kurrë, ai që pranojë të varrosë nën ujë qoftë edhe një fshat të vetëm të këtij vendi.
Varrosja e fshatrave ka ndodhur gjatë diktaturës, por në demokraci kjo nuk ndodh sepse qeveria është e detyruar të marrë miratimin e banorëve dhe nuk ka fshat që të firmosë për varrosjen e tij.
Së dyti ju jeni kompani shumë serioze, se unë kam lexuar për ju, por problemi është se e keni marrë pa garë dhe unë absolutisht nuk pranoj kurrë.
Këta sipërmarrës ishin burra fisnik. Më thanë për të parën edhe ne e kemi menduar dhe ke shumë të drejtë, nuk mundet që të ndërtohet kjo digë dhe të përmbysë rreth 40 fshatra. Ne të japim të drejtë.
U them se nëse më jepni të drejtë për të parën, urdhëroni, gjeni mënyra të ndërtoni Skavicën pa përmbytje dhe gjetën, një tunel nga Skavica në Bicaj.
Ky ishte të dashur miq, HEC-i pa digë i Skavicës, pa përmbytje asnjë fshat.
Natyrisht i ulej kapaciteti, por nuk përmbyste asnjë zonë të banuar.
Merrej ujë në Skavicë me tunel, rrifeshin turbinat në Bicaj. Si përfundim, qeveria përfundoi me idenë se Skavica nuk duhej ndërtuar kurrë, në asnjë lloj forme, sepse evuloi me shpejtësi prodhimi i energjisë nga era dhe dielli.
Vetëm me një shpat të pabanuar të asaj zone, ma penele diellore mund të nxjerrësh po atë energji që mund të nxjerrësh duke përmbysur 40 fshatra.
Pra nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

Përfaqësues të 28 partive evropiane në zyrën e Berishës, mision faktmbledhës i PPE

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.