Flamur Noka: Në protestë të gjithë deputetët, jashtë dhe brenda Parlamentit

Flamur Noka: Në protestë të gjithë deputetët, jashtë dhe brenda Parlamentit

105
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha sot pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD se të gjithë deputetët do jenë të përfshirë në protestë.

“E dyta që diskutoi grupi është situata e agravuar në Parlament. Rama me veprimet e tij po kërkon të nënshtrojë opozitën e ta shkelë. Përjashtimi i deputetëve, 19 në seancën e fundit, tregon qasjen armiqësore ndaj opozitës. Për këtë kemi vendosur të thërrasim sot në orën 17:00 protestë për parlamentarizmin”, tha Noka.

Ai paralajmëroi përshkallëzim të aksionit në Kuvend, ndërsa nuk dha detaje pasi tha se gjithçka do shihet nga shqiptarët live.

Më pas ai komentoi deklaratat e Arben Ahmetajt.

”Shoh me shqetësim të madh deklaratat që vijnë nga numri dy i Rilindjes, që qartësoi shqiptarët se kemi të bëjmë me një organizatë mafioze. Ky ishte një alarm i madh. Qeveria vjedh dhe vetëm vjedh dhe pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. SPAK vepron në prapavijë. Ai mbulon pronarin dhe fsheh këmbët. Në Shqipëri nëse do kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. SKAP duhet të merret të pandehur Ramën dhe Veliajn dhe Blerim Hoxhën.”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY