“Rama prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia...

“Rama prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli”

138
0
Shares

Edi Rama prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, tha ndër të tjera sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën tashmë njëmujore tek apartamenti ku ai mbahet i izoluar.

“Edi Rama prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.
Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë.
Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh.
Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht.
Të njëjtin fat me asnjë makinacion, me asnjë pretekst nuk të mbron më. Shqiptarët, çdo minutë e kanë për turp të kenë një kryeministër si ti”, deklaroi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY