Profesor Besnik Baraj, anëtar i Akademisë së Shkencave, ish deputet i PS dhe kryetar lokal i saj, ka zbuluar një situatë të paimagjinueshme ndotjeje në Tiranë pasi ka matur grimcat PM 2.5 në disa nga zonat më të populluara të Tiranës.
Bëhet fjalë pët grimcat që qëndrojnë pezull në ajër, të cilat depërtojnë në enët tona të gjakut dhe konsiderohen nga OBSH si më të rrezikshmet për shëndetin e njeriut. Këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.
Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e këtyre grimcave nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se norma e vendosur nga OBSH, e cila është 5 mikrogram/m3. Në qendrat tregtare, në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.
Profesori Besnik Baraj ka kryer matje të prezencës së këtyre grimcave të rrezikshme ku ka gjetur se ndotja regjistrohet të jetë minimumi 33 dhe maksimumi 92.6 mikrogramë për metër kub (µg/m 3).
Në grafikun më lart, vendet e matura janë emërtuar me lokale të njohura të Tiranës apo institucione të ndryshme. Vihet re se niveli më i ulët i ndotjes, prap 7 herë më shumë se mesatarja është pranë stadiumit Air Albania ku hapësirat janë më të mëdha.
Niveli më i lartë i ndotjes është tek bar E88, pranë ish-ekspozitës në zonën e unazës së vogël, ku ka një lëvizje të madhe të makinave, por edhe një dendësi të madhe në ndërtime.
Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës është shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3. Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.
“Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH”, – tha Baraj.
Profesori Baraj, i ka bërë matjet edhe në orët e para të mëngjesit, ku ka qarkullim minimal të mjeteve dhe grimcat janë sërish në nivele alarmante. Vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00-05:00 të mëngjesit, variojnë nga 31.7 – 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH.
Një vit më parë, një investigim i Piranjave doli në përfundime të ngjashme duke iu referuar matjeve të laboratorit të specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë.
Specialistë nga ky laborator zbarkuan në kryeqytet dhe në 20 pika nevralgjike instaluan aparaturat matëse.
Rezultatet treguan se ndotja e ajrit është katërfish më e lartë se mesatarja e vendeve evropiane. Më i rrezikshëm është përqëndrimi i dy përbërësve kimikë, dioksidit të azotit dhe benzenit.
Për të bërë një krahasim me disa metropole shumë më të zhvilluara se Tirana, ku ka një numër disafish më të lartë të popullsisë, ditën e sotme (29 Janar), në Londër niveli i PM 2.5 ka qenë 13 mikrogram/m3. Në New York ka qenë 4.2 mikrogram/m3. Në Romë ka qenë 12.7 mikrogam/m3. Në Paris ka qenë 16 mikrogram/m3 dhe në Berlin ka qenë 11.1 mikrogram/m3. Ndërsa matjet e Tiranës që ka kryer zoti Baraj, tregojnë shifra shumë më të larta, nga 33-92 mikrogram/m3, në çdo rast shumë më të larta se qytetet e përmendura më lart.
Baraj i ka kryer matjet me një aparat i cili e ka marzhin e gabimit deri në +/- 10%. Edhe po t’ua heqësh vlerave këtë përqindje, shifrat e ndotjes në Tiranë nga grimcat vdekjeprurëse, janë në nivele alarmante, ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se ka mbjellë një milion pemë, u ka rekomanduar qytetarëve, që nuk u pëlqejnë ndërtimet dhe ndotja, që “të shpërngulen në fshat”.
Ndërkaq rrugët e Tiranësnpastrohen vetëm një herë në javë por në rrugicat e brendshme pastrimi mund të marrë disa javë për shkak të punësimeve fiktive të emigrantëve në Perëndim që marrin vetëm rrogën që pastaj e ndajnë. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/