Klodian Duro përjashtohet nga BBV por lë brenda tym e flakë me...

Klodian Duro përjashtohet nga BBV por lë brenda tym e flakë me Rozën

371
0
Shares

Klodian Duro, një nga banorët e BBV u skualifikua sot nga loja pasi një zarf i zi mbërriti në shtëpi.

“Duro ka bërë një deklarate të rëndë gjatë darkës së djeshme, teksa ishte me banorët e tjerë. Kjo deklaratë bie ndesh dhe cënon normat me të cilat jeton shoqëria jonë”, theksohet në zarf.

Për këtë arsye, Klodian Duro nuk është më banor i shtëpisë së “Big Brother VIP”, përfundon letra.

Duro tha gjatë darkës se mund të rrihte këdo prej tyre kur e ka bërë këtë gjë edhe ndaj gruas së vet.

Përjashtimi i Klodian Duros nxiti debate mes banorëve në “Big Brother VIP 3”.

Meriton Mjekiqi vuri gishtin te Roza Lati, duke i thënë se qasja e saj “detyroi” ish-futbollistin të pohonte se ka dhunuar bashkëshorten. Në debat u përfshi edhe Fation Kuqari, kur tha se moderatorja i ka përmendur gjyqin e zhvilluar ndaj tij, nën akuzën e dhunës në familje dhe përndjekje.

Nga ana tjetër, Roza u shpreh se nuk e kishte bërë një pyetje të tillë ende, por e kishte në plan, “pasi ai gjyq u përfshi edhe në klipin prezantues”.

Roza: Çfarë i bëra Klodit mo? Po çfarë rëndësie po i jepni?

Meritoni: Nuk duhet t’ia bëje atë pyetje, nuk duhet t’i drejtoheshe në atë mënyrë!

Roza: Me çfarë qasje mo lal, se po më çudisni

Meritoni: Që ditën e parë i ngeli mendja?

Roza: Për çfarë i ngeli mendja, që i thashë si po të dukem me këtë veshje? Secili e merr si i djeg

Meritoni: Roza…

Roza: Mbase ai tipi është pak i çuditshëm dhe e mori për keq, se ti nuk ma ke marrë për keq

Meritoni: Jo, nuk ta marr asnjëherë për keq

Roza: Kam qejf se je djalë me shije dhe do të të pyes ty dhe të gjithë të tjerët se si dukem unë me veshjen. Por unë, për çështjen e gjyqit nuk e kisha pyetur. Akoma nuk e kisha pyetur, do e bëja. E kisha gurin këtu, që do e ulja dhe do i thosha që të ka dalë te klipi i prezantimit gjyqi. Çfarë ishte ai muhabet?

Meritoni: Ia ke përmendur

Roza: Çfarë je duke folur o zemra ime se po të them që nuk e kam pyetur në asnjë moment.

Ervini: Kjo bëri rrugën, se ai e kuptoi që kjo pyeste. Nuk bëhej ajo situata

Roza: Nuk e kisha pyetur akoma. Mos e ka fjalën kur i thashë kam qejf ta bëjmë biçikletën bashkë se kam qejf të të njoh pak

Ervini: Po, edhe kjo

Roza: Pse mo, të kem frikë të kem Klodin afër ta pyes?

Fatjoni: Jo frikë, por ai e mori që do i bije te ajo gjë që ai nuk donte. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY