Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ktheu në zonë ndërtimi kompleksin sportiv Dajti pasi premtoi se nuk do e blnte këtë gjë gjatë fushatës zgjedhore.
Nëpërmjet dy Vendimeve, atij nr. 10601 të datës 8 mars 2021 “Për miratimin e fazës I të planit të detajuar vendor të njësisë strukturore TR/390”, dhe nr. 10918, të datës. 10 mars 2021, “Për miratimin e fazës II të planit të detajuar vendor të njësisë strukturore TR/390-1”, ndryshoi përdorimin e terrenit të Kompleksit Sportiv Dajti nga sportive në një njësi me përdorim banimi”.
“Megjithëse i kishte marrë këto Vendime në fshehtësi të plotë për shkatërrimin e këtij oazi sportiv, ndër të paktët të mbetur në Tiranë ai gënjeu qytetarët e Tiranës në fushatën e prillit të vitit të kaluar dhe deklaroi se Kompleksi do të mbetej sportiv, bile akuzoi kundështarin e tij për dezinformim publik.
Në kundështim të plotë me Planin e Përgjithshëm Territorial të Bashkisë Tiranë dhe Planit të Detajuar Vendor për këtë njësi – të cilat përcaktonin një lartësi deri në 9 kate, në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), të datës 18 tetor 2023, Edi Rama miratoi Leje Zhvillimi, dhe në Mbledhjen e KKT, të datës 26 dhjetor 2023, Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 6, 13, 20, 27, 34 dhe 41 kat dhe 5 kate parkim nëntokë”, në terrenin e Kompleksit Sportiv Dajti.
Sikurse prezantohet nga studio portugeze e projektimit, godina e emërtuar Hora Vertikale është një projekt me sipërfaqe mbitokësore prej 55,000 m2 dhe lartësi 140 m, faza e parë e ndërtimit ka marrë lejen e ndërtimit dhe është planifikuar të hapet në pranverën e ardhshme”, deklaroi sot anëtarja e Këshillit bashkiak të Tiranës, Alba Kepi.
Anëtarja e këshillit komentoi më tej se ky është Veliaj dhe ky është Edi Rama, që vetë firmosi për kalimin e kompleksit Partizani nga sportiv në rezidencial, dhe po vetë urdhëroi SPAK që të arrestojë liderin e opozitës, Sali Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/