Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shtyhet dëshmia e Berishës. Tjetër gjyq në Apel ndërsa SPAK nuk ka përgjigje për një leje për Berishën

17/01/2024
Protestë te shtëpia e Berishës, rrugica bllokohet nga qindra mbështetës, Berisha përshëndet nga dritarja
Share on FacebookShare on Whatsapp

SPAK pranoi kërkesën e avokatëve të kreut të PD, Sali Berisha për të shtyrë senacën e pyetjeve për 23 janar ndërkohë që ishte planifikuar këtë të enjte.

SPAK pranoi kërkesën e avokatëve të Berishës, të cilët gjatë të martës, kërkuan të shtyhej seanca e marrjes në pyetje.

Kjo është hera e parë që Berisha do të japë shpjegime dhe pretendimet e tij në lidhje me dyshimet e ngritura nga Prokuroria së është përfshirë në korrupsion kur ishte kryeministër.

Për herë të parë nga nisja e hetimeve për të njëjtat dyshime do të pyetet edhe dhëndri i liderit të opozitës, Jamarbër Malltezi në datën 25 Janar.

Ndërkaq një tjetër seancë mbahet me 24 janar në Gjykatën e Posaçme e Apelit për ankimin e bërë nga Berisha, kundër vendimit që e mbylli në “arrest shtëpie”. Iliriana Olldashi do ta marrë në shqyrtim.

Në të njëjtin ankim, avokatët kërkojnë edhe prishjen e vendimit që rrëzoi në Shkallë të Parë kërkesën e tyre për përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja.

Një tjetër kërkesë e bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ajo për leje për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, mbetet ende pa përgjigje nga ana e SPAK.

Në kërkesën e dorëzuar më 15 janar, Berisha kërkoi nëpërmjet mbrojtjes që të lërë arrestin shtëpiak dhe të shkojë në parlament. Në kërkesë Berisha kërkon që të përcaktohen edhe modalitet se si do të lëvizë nga banesa drejt sallës se seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje, vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Ndojës, Plaurent Dervishaj me burg për jetë, Julian Meçe 35 vite burg

Atentati ndaj Ndojës, Plaurent Dervishaj me burg për jetë, Julian Meçe 35 vite burg

26/06/2026
Nëse keni ngrënë në Gjirokastër këto ditë duhet të shtoni kujdesin, AKU bllokon produkte

Pezullohet aktiviteti i kompanisë për helimimin e kursantëve. Reagon AKU

26/06/2026
DITA 26/ Thirrje për protestë kombëtare të shtunën, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

DITA 26/ Thirrje për protestë kombëtare të shtunën, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

26/06/2026
Ikbale Huduti reagon pas ndalimit të hyjë në Shqipëri

Ikbale Huduti reagon pas ndalimit të hyjë në Shqipëri

25/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Ndojës, Plaurent Dervishaj me burg për jetë, Julian Meçe 35 vite burg

Atentati ndaj Ndojës, Plaurent Dervishaj me burg për jetë, Julian Meçe 35 vite burg

26/06/2026
Nëse keni ngrënë në Gjirokastër këto ditë duhet të shtoni kujdesin, AKU bllokon produkte

Pezullohet aktiviteti i kompanisë për helimimin e kursantëve. Reagon AKU

26/06/2026
DITA 26/ Thirrje për protestë kombëtare të shtunën, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

DITA 26/ Thirrje për protestë kombëtare të shtunën, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

26/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.