“OSBE kërkon konsensus gjithëpërfshirës, çdo patericë e Ramës bën vetëm dëm”

“OSBE kërkon konsensus gjithëpërfshirës, çdo patericë e Ramës bën vetëm dëm”

103
0
Shares

OSBE kërkon konsensus gjithëpërfshirës, çdo patericë e Ramës bën vetëm dëm, tha sot në një konferencë për shtyp n/kryetari i PD, Oerd Bylybashi.

“Raporti i OSBE në rekomandimin e parë për Shqipërinë, nuk thotë bëni reformën zgjedhore, por zbatoni ligjin që keni miratuar. Hetoni dhe vini përpara përgjegjësisë ata që kanë blerë vota, kanë presion me shtetin, kanë abuzuar me burimet shtetërore.
Ajo që Edi Rama deklaroi, e mori përgjigjen menjëherë nga OSBE. OSBE doli me qëndrim ku kërkonte reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që synon arritjen e objektivave të përbashkët konsensuale, sepse është pikërisht ajo që ka bërë OSBE. E ka ideuar në vitin 2002 dhe e ka mbështetur në 20 vite një reformë zgjedhore bipartizane.
Kërkesa jonë është refuzuar, kërkesa për të pasur bashkëkryesimin, barazinë në përfaqësim dhe veton e ka opozita, PD, pra ne. Çdo patericë e Edi Ramës në këtë proces, vetëm i bën dëm”, tha Bylykbashi.

Në vijim ai tha se këtu nuk është çështja nëse Basha e ka çuar i pari, por ajo çfarë thotë OSBE, ku përfshihet edhe SHBA, edhe BE, edhe Britania: reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, konsensuale nëse përkthehet ajo që thonë ata.

“Ne jemi të gatshëm për të marrë kontributin e OSBE, që ata janë të gatshëm të na japin. Jo ajo që thotë Rama, kërkojmë arritjen e numrave. Arritjen e numrave e bëri në vitin 2020 me të cilën rrënoi Këshillin Politik. Dhe e ka bërë në gjithë këto vite që nga viti 2013, kur ndryshimet zgjedhore nuk kanë qenë konsensuale, por të njëanshme”, deklaroi Bylykbashi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY