Berisha sulmon Blendi Gonxhen: Superministri që ka profesion vetëm hajninë

Berisha sulmon Blendi Gonxhen: Superministri që ka profesion vetëm hajninë

123
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi sonte ministrin më të ri të qeverisë së Edi Ramës. Emërimi i Blendi Gonxhes si ministër, kulm i zi aleancës së pushtetit me krimin. Ai ka profesion të vetëm, vjedhjen, tha Berisha në fjalën e tij para protestuesve para apartamentit të tij në Tiranë ndërsa vetë është në arrest shtëpiak.

“Aleanca e pushtetit me krimin njohur këto dy ditë një moment tjetër kulmor.
Një bajloz i vjedhjes, një nga hajdutët më të papërmbajtur të Shqipërisë, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me tre portofole.
Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, cilido që u kujtohet çift i 20% Rama-Gonxhe, nuk ka harruar vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën.
Gjatë këtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua mbi të gjitha për vjedhje më të papërmbajtura. Pas Ramës dhe Veliajt ai është hajduti i tretë më i madh i kombit shqiptar”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se prej tani, Ekonomia, Kultura, Inovacioni i dorëzohen në duar një personi që di para së gjithash dhe mbi të gjitha të vjedhë dhe vetëm të vjedhë.

“Sot në Tiranë, në Shqipëri, jashtë saj janë me qindra, mijëra shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës, në ekonomi, financë, inovacion.
Po si ka mundësi, si mundet që ekonomia ti dorëzohet një njeriu që ka profesion të vetëm, vjedhjen.
Si mundet që kultura e kombit që për çdo vend përbën një shtyllë esenciale të ekzistencës kombëtare, ti dorëzohet një njeriu që ka për profesion vetëm hajninë.
Si mundet që inovacioni ti dorëzohet një njeriu që meritë të vetme ka vjedhjen e tmerrshme me tenderat me drejtoreshën e AKSH-it.
Janë rastësi këto? Jo nuk janë. Është kodi i Edi Ramës.
Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të firmosë, vjedhjen, përvetësimin e pasurive kombëtare të shqiptarëve.
Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të vejë në kontroll të plotë të gjithë sistemin digjital ta përdorë për qëllime të tij dhe familjes së tij”, tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY