Publikohet raporti me dokumenta të reja për hetimin e Berishës, prokuroria nuk...

Publikohet raporti me dokumenta të reja për hetimin e Berishës, prokuroria nuk i përfshiu

283
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar sot një raport përmes të cilit parqet një sërë dokumentash në lidhke me hetimin e tij dhe dhëndrrit për çështjen e ish kompleksit Partizani.

Raporti mund të të lexohet në këtë link ku ka plot dokumenta zyrtare të fshehura nga prokurorët në dosjen tashmë të publikuar prej tyre.

“Dosja Partizani është Piramidë mashtrimi e bazuar në kallzimin e rremë të Taulant Ballës me datë 01/12/2020. Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës në stilin e vjetër të sigurimit të shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumenta zyrtare që faktojnë se nga alfa tek omega në këtë dosje nuk ka asnjë shkelje ligjore, nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësoj Sali Berishën dhe Prof. Jamarbër Malltezi. Sikundër nga dhjetra punonjës të qeverive të djathta dhe të majta që nga viti 1995 deri në vitin 2009 kanë firmat e tyre në dokumentat e kësaj dosje nuk janë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar strikt ligjin. Në të gjithë procesin e njohjes, kthimit të pronës tek pronarët e ligjshëm dhe privatizimit të objekteve të ndertura mbi pronën e tyre nuk ekziston asnjë vendim i firmosur nga Sali Berisha dhe asnjë dëshmi e ndonjë punonjësi se ka patur presion prej tij
Në këtë proces shteti nuk ka pësuar asnjë dëm qindra pronarë të ligjshëm ndër të cilët edhe Prof. Malltezi kanë marrë pronën e tyre të konfiskuar 60 vite më parë nga diktatura koministe. Nga vitet 2006 në vitet 2012 në sajë të reformave të qeverisë rreth 510 mijë pronarë të ligjshëm morën me kthim ose kompensim 1.577.400.000 m2, Malltezi njëri prej tyre ka marrë 410 m2 tokë të trashëguar nga familja e tij”, shkruan më paraqitjen e këtij raporti Sali Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY