Çfarë po shkatërron cilësinë e jetës dhe ekonominë e Shqipërisë

Çfarë po shkatërron cilësinë e jetës dhe ekonominë e Shqipërisë

168
0
Shares

Departamenti i Antikorrupsionit të Partisë Demokratike publikoi sot përmes zëdhënëses antikorrupsion Genta Vangjeli, një pasqyrë të disa prej shkeljeve të qeverisë përgjatë vitit 2023.

Pjesë nga raporti:

Prokurimet publike: 

Gjatë gjithë vitit 2023 u shpallën fitues të përsëritur, përprokurime të ndryshme, klientë apo familjarë të qeveritarëve të cilët i kemi denoncuar rast pas rasti.
– U përzgjodhën fituese ofertat më të larta duke shpenzuar miliona lekë më tepër se ofertat me ҫmimin më të ulët.

– U skualifikuan operatorë të tjerë pjesëmarrës me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar dhe lidhjen e kontratave klienteliste në kundërshtim me dispozitat ligjore.
– Vlerësimi i ofertave nuk ka rritur efiçiencën dhe efikasitetin e procedurave. Autoritetet kontraktore nuk arrijnë të sigurojnë mirëpërdorim të fondeve publike dheulje të shpenzimeve, nuk nxitin pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë, dhe as konkurrencën ndërmjet tyre duke krijuar kushte për përdorim pa efikasitet të fondeve publike.

-Rindërtimi: 

Nga data 4 janar 2023 deri 27 Dhjetor 2023 janë njoftuar 126 procedura të kufizuara lidhur me procesin e rindërtimit, të cilat përfshijnë projektime, ndërtime, mbikqyrje dhe kolaudime të veprave të ndërtimit, të zhvilluara nga bashkitë Mirditë, Kurbin, Krujë, Tiranë, Shijak, Kavajë si dhe FSHZH e DPPSH.

Tërmeti, kjo fatkeqësi natyrore, ka ndodhur në v. 2019 dhe ende pas 4 vitesh zhvillohen procedura të kufizuaranë kuadër të procesit të rindërtimit për projektime, ndërtime etj duke bërë që të humbasë “faktori kohë”, i cili është baza për përdorimin e kësaj procedure të kufizuar, përshpejtuar me shumë facilitete dhe jo shumë transparente që përdoret për lidhjen e kontratave të cilat diktohen nga interesa thelbësore të shtetit.

Koncesionet: 

Janë 225 kontrata koncesionare me vlerë 23.6 miliardeuro ose 30.6% e prodhimit të brendshëm bruto. Në listën e projekteve koncesionare dhe PPP për vitin 2024, publikuar nga MF parashikohet vijimi i pagesave për koncesionarët e vendosur nën sekuestro preventive, sirasti i kontratës me objekt “Ndërtimin e landfillit/inceneratorit dhe rehabilitimin e vend depozimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, vlera 178.3 milion euro, ndërkohë që inceneratori nuk ekziston.

Inkurajmë organet e zbatimit të ligjit në vend të mos ndalin hetimet duke gjetur fajtorë e dënuar nënpunëszyrtarë të cilët nuk kanë asnjë peshë as akses në vendimmarrje por të hetohen shkelësit e vërtetë, qeveritarët e korruptuar pa firmat e të cilëve nuk bëhet asgjë, dhe jo sulm mbi bizneset.

Investimet strategjike: 

55 të miratuara gjithësej me përfitues të statusit investitor strategjik, ndër ta emra të krimit dhe familjarë të ministrave.

Taksat & Tatimet:

Prej 1 janarit 2024, hyri në fuqi tatimi progresiv në fashën e 15% deri në 23% për bizneset e profesioneve të lira duke sjellë si pasojë rrezikun e informalitetit, dhe duke mos krijuar një sistem të drejtë e të barabartë për tatimpaguesit, pavarësisht statusit të tyre të regjistrimit.

Shërbimi i borxhit: 

Ndërsa në vitin 2014 ishte 17.3 miliardë lek , në vitin 2023 deri më 19 dhjetor u rrit në 23.3 miliardë lek.

Prodhimi Vendas: 

U raportuan 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Fondet e vëna në dispozicion nga BE për fermerët u vodhën nga qeveria Rama. Fermerët luftojnë për mbijetesë sepse tregu zotërohet nga prodhime importi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY