Gazeta më e madhe gjermane, Bild: Arrestimi i Berishës, frika e Ramës...

Gazeta më e madhe gjermane, Bild: Arrestimi i Berishës, frika e Ramës nga 79 vjeçari

138
0
Shares

E përditshmja më e madhe gjermane BILD, ia ka dalë të kontaktojë me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha ndërsa thekson se një tërmet politik po ndodh në Tiranë.

Në shkrimin e BILD, publikuar sot në median opozitare syri.net thuhet se ish-profesori i universitetit, lideri i opozitës, që e nxori Shqipërinë nga komunizmi pas 1991-shit, në deklaratën e dhënë për medien gjermane, shprehet se “ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze.”

Më tej BILD shkruan se Shqipëria po ndërmerr masa kundër korrupsionit apo kjo që po ndodh është frikë e dikujt nga 79-vjeçari?! Megjithatë sipas BILD, një tërmet politik po trondit vendin aktualisht. Dihet që politika në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri ndonjëherë mund të jetë e ashpër. Politikanë të korruptuar, vota të blera me para droge dhe mafioze, skandale përgjimesh në parti dhe ministra që përjashtohen për shkak të kontakteve me grupet mafioze, por duket se akoma nuk ka ndodhur ndonjë klishe edhe më e rëndësishme.

Në shkrimin e BILD thuhet ndër të tjera se “tani bastioni i kontrabandës dhe i drogës në Europë është në krye të të gjitha pushteteve! Grindja politike vazhdon prej vitesh, mes kreut të qeverisë socialiste Edi Rama, 59 vjeç dhe paraardhësit të tij, ish-Kryeministrit konservator Sali Berisha 79 vjeç, por duket se kjo grindje po shkon drejt një kulmi të ri.

Pamjet tashmë e tregojnë ish-kreun e qeverisë duke treguar me të dyja duart shenjën e fitores nga dritarja e banesës së tij në Tiranë.

Kjo u parapri nga beteja në gjykatë dhe në parlament, Pak para Krishtlindjeve, anëtarët e Partisë Demokratike të Berishës u përpoqën të pengonin një seancë në të cilin 79-vjeçarit do t’i hiqej imuniteti. Ata madje përdorën karriget për të ngritur barrikada dhe për të hedhur bomba tymuese!

I intervistuar nga BILD, Berisha shprehet:“Kjo që po ndodh është një fushatë hakmarrëse e Edi Ramës. Rama dëshiron të më izolojë nga frika që ndjen prej humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare të ardhshme në Shqipëri në 2025-n”.

Berisha gjithashtu e konsideron Ramën si përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-së me informacione të rreme dhe ryshfet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY