E përditshmja më e madhe gjermane BILD, ia ka dalë të kontaktojë me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha ndërsa thekson se një tërmet politik po ndodh në Tiranë.
Në shkrimin e BILD, publikuar sot në median opozitare syri.net thuhet se ish-profesori i universitetit, lideri i opozitës, që e nxori Shqipërinë nga komunizmi pas 1991-shit, në deklaratën e dhënë për medien gjermane, shprehet se “ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze.”
Në shkrimin e BILD thuhet ndër të tjera se “tani bastioni i kontrabandës dhe i drogës në Europë është në krye të të gjitha pushteteve! Grindja politike vazhdon prej vitesh, mes kreut të qeverisë socialiste Edi Rama, 59 vjeç dhe paraardhësit të tij, ish-Kryeministrit konservator Sali Berisha 79 vjeç, por duket se kjo grindje po shkon drejt një kulmi të ri.
Pamjet tashmë e tregojnë ish-kreun e qeverisë duke treguar me të dyja duart shenjën e fitores nga dritarja e banesës së tij në Tiranë.
Kjo u parapri nga beteja në gjykatë dhe në parlament, Pak para Krishtlindjeve, anëtarët e Partisë Demokratike të Berishës u përpoqën të pengonin një seancë në të cilin 79-vjeçarit do t’i hiqej imuniteti. Ata madje përdorën karriget për të ngritur barrikada dhe për të hedhur bomba tymuese!
I intervistuar nga BILD, Berisha shprehet:“Kjo që po ndodh është një fushatë hakmarrëse e Edi Ramës. Rama dëshiron të më izolojë nga frika që ndjen prej humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare të ardhshme në Shqipëri në 2025-n”.
Berisha gjithashtu e konsideron Ramën si përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-së me informacione të rreme dhe ryshfet. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/