“Na duhet një ripërshtatje e shpejtë! Duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si...

“Na duhet një ripërshtatje e shpejtë! Duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si një betejë të atyre që guxojnë”

103
0
Shares

Na duhet një ripërshtatje e shpejtë! Duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si një betejë të atyre që guxojnë, deklaroi sot pasdite në mbledhje kryesie kreu i PD, Sali Berisha.

“Në kushte të reja, të diktuara në mënyrë të shpejtë do të thosha nga regjimi, natyrisht kërkohet një ripërshtatje e shpejtë e jona në këto kushte.
Kërkohet nga ne të bëjmë gjithçka që të jemi zëdhënës të atyre që guxojnë.
Edi Rama ka zhytur Shqipërinë, shoqërinë shqiptare në mbretërinë e frikës dhe frika është e njohur se përbën ndjenjën më qendrore në fiziologjinë e ndjenjave njerëzore.
Shpesh, thonë se ai fiton vota. Kjo nuk më rikujton asgjë tjetër veçse marsin e vitit 1991, ne, zona më e varfër, më e mjeruar, zona që jetonte në uri kronike prej vitesh, nuk na votoi.
Nuk na votoi se ajo ishte pajtuar me atë shkallë ekstreme mjerimi, jo se ajo kishte parë qoftë edhe favorin më të vogël nga diktatura. Përkundrazi, e kishte pësuar më rëndë se të gjithë të tjerët. Ata ushqeheshin realisht më keq se të burgosurit në burgjet e diktaturës.
Por më e fuqishme se sa ulërima e urisë, ishte frika tek ata. Ishte frika tek ata.
Ndaj dhe e kam theksuar dhe më parë, kjo frikë, e njohur si strategji, u ngulit me një program të caktuar dhe sot është mjaft e përhapur”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës asgjë nuk çliron qytetarin nga frika më shumë se shembulli personal i qytetarit, demokratit, drejtuesit të PD.

“Në këtë kontekst, duhet ta konceptojmë qëndresën tonë, betejën tonë pa kthim, para së gjithash si një betejë të atyre që guxojnë dhe ju garantoj se ata që guxojnë janë shumë herë më shumë nga sa mendojmë ne, nga sa mendojnë drejtuesit tanë.
Si mund t’i identifikojmë dhe t’i gjejmë këta ne? Thjesht, të bëhemi zëdhënës të kërkesave dhe sugjerimeve të tyre.
Ata kanë guximin dhe guximi u bën të mundur atyre të kenë projekte për betejë. U bën të mundur të angazhohen në betejë kundër regjimit”, tha Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë duke shtuar se Rama faktoi se mund të bëjë gjithçka dhe ne duhet të faktojmë se mund t’i bëjmë çdo gjë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY