“Shqipëria do renditet me vendet ku arrestohet lideri i opozitës”

“Shqipëria do renditet me vendet ku arrestohet lideri i opozitës”

131
0
Shares

Standardi që po përdoret ndaj procesit të hetimit dhe vendimit të Këshillit të Mandateve Sali Berishës nuk është përdorur kurrë në 32 vite, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë shtypi. Ai theksoi se që nesër Shqipëria do të renditet më vendet me kreun e opozizës zë arrestuar.

“Nëse kërkon heqjen e imunitetit të një deputeti, ligji i parlamentit thotë se ajo bëhet bazuar në prova, fakte, dokumenta.
Nuk ka asnjë nen që pranon se parlamenti mund të vihet para faktit të kryer, që të legjitimojë vendime antikushtetuese.
Unë besoj se për çdo shqiptar është bërë e qartë se standardi që përdoret ndaj Sali Berishës nuk është përdorur kurrë në 32 vite.
Janë vendimet e gjykatave në rastet e mëparshme kur është kërkuar kjo gjë dhe gjykatësit kanë refuzuar, kanë shkruar në vendimet e tyre se kjo nuk mund të bëhet pa miratimin e parlamentit.
Gjetën një gjykatëse të shkarkuar nga unë për vepra të caktuar në vitin 1996 dhe me një kompleks problemesh, qoftë në veting, qoftë të tjera, e cila faktikisht rishkruajti në tavolinën e saj, së bashku me Millonain dhe Krajën, nenin 73 të Kushtetutës.
Unë e them që veprova shumë drejt, nuk iu nënshtrova shkelmimit të parimit të Kushtetutës, rrëmbimit të pushtetit të parlamentit nga mercenarë që zbatojnë urdhra politikë.
Po të kishte një fakt, një argument, një dokument, ata ishin të detyruar t’i paraqisnin para shqiptarëve.
Por ata nuk kanë asgjë sepse në të gjithë atë proces nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës, nuk ka asnjë vendim të personalizuar, përveç noterizimit të vendimit të Edi Ramës, të cilin unë isha i detyruar ta bëja në zbatim të ligjeve. Përndryshe shpërdoroja detyrën po ta bëja. Po unë nuk jam nga ata që shpërdoroj deyrën”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se që nesër Shqipëria do renditet me vendet ku arrestohet lideri i opozitës. Unë do drejtoj me vendosmëri drejt fitores

“Ju e patë, për herë të parë në histori, kërkesa për heqjen e imunitetit u shoqërua me zero prova, fakte dhe dokumente.
Ju garantoj se kjo as në vendet diktatoriale nuk ndodh.
Paraqesin diçka.
Po pse nuk paraqitën dot asgjë? Sepse nuk kanë asgjë.
Sepse kanë vetëm trillime, shpifje dhe manipulime.
Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kryer nga Edi Rama, ndër korrupsion ose faktorë të tjerë.
Asnjë tjetër. Nëse quhet vepër penale ndryshimi i destinacionit. E ka ndryshuar destinacionin fillimisht të një pjese, më pas të të gjithë pjesës. Nga terren sportiv në terren urban me zhvillim të lartë, jo të mesëm, të lartë.
Kështu që në këtë kontekst, ai është procesi më ligjor, ndaj dhe nuk nxorën dot asnjë fakt.
Dhe kur avokati im pyeti ish-oficerin e sigurimit, na jep një dokument në lidhje me ndryshimin e destinacionit, ai nuk nxori dot asnjë, sepse kudo që të fuste dorën, i dilte Edi Rama.
Nuk kanë asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument. Pra, është strikt politik”, tha Berisha.

Në vijim ai tha se do të jetë në krye të opozitës deri në rrëzimin e qeverisë.

“Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë.
Dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë”, deklaroi Berisha në konferencë shtypi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY