Kuvendi fsheh letrat e 4 deputetëve të opozitës. Çfarë kërkuan nga ILD...

Kuvendi fsheh letrat e 4 deputetëve të opozitës. Çfarë kërkuan nga ILD dhe Inspektoriati i Pasurive

153
0
Shares

Fshihen nga drejtuesit e Kuvendit dy shkresat e rëndësishme të firmosura nga deputetët e PD.

“Me urdhër të Edi Ramës, janë fshehur për një muaj të tërë, dy kërkesa të firmosura nga katër deputetë të Partisë Demokratike, e nuk janë dërguar në institucionet përkatëse sic procedura dhe ligji për statusin e deputetit përcakton”, deklaroi sot deputetja e PD, Albana Vokshi.

Në datë 17 Nëntor, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, dhe Albana Vokshi në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion informacioni i plotë dhe i detajuar nga dy institucione:
1. Nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), në lidhje me të gjithë Deklarimet ndër vite të z. Edi Rama si dhe të gjithë personave të lidhur me të, përfshirë znj. Rea Xhillari.
2. Nga Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë kërkuar procesverbalet, materialet mbështetëse dhe vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) të zhvilluara 15 janar – 1 korrik 1996.

Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Praktikisht informacioni nga institucionet duhet te ishte vënë në dispozicion brenda datës 2 dhjetor.

“Pas insistimit nga ana jonë për të marrë përgjijet e shkresave, pas sorrollatjes sa në një zyrë në tjetrën, dje zbluam skandalin që shkresat, pasi i kisha protokolluar përsonalisht, ishin mbajtur të fshehura në sirtar në Kuvend pa u dërguar asnjëherë.
Pengimi, me urdhër të Edi Ramës, i dërgimit të shkresave dhe marrjes së informacionit është një tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit. Kanë qenë më qindar rastet e refuzimit të përsëritur të informacionit nga ana e Ministrave, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, krerëve të disa institucioneve, që e ka bërë shpesh të pamundur trajtimin e disa prej problematikave të mprehta në Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj”, tha Vokshi.

Detyrimi kushtetues për të dhënë informacion për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, është me natyrë prioritare për shkak se ka të bëjë me përmbushjen e një funksioni kushtetues të Kuvendit, siç është funksioni i kontrollit parlamentar.

“Edi Rama i cili, në rasti e shkresës së parë, ILDKP, kërkon të fshehë faktin tashmë të denoncuar nga PD që ai, Edi Rama është ne shkelje penale, pasi për vite me rradhë ka refuzuar të deklarojë si pjesë e deklaratës së tij të pasurisë, edhe pasurinë e thjeshtrës së tij.
Këtu po ju paraqesim deklaratat e pasurisë të Edi Ramës, që nga viti 2010. Cdo qytetar mund të vërtetojë që Edi Rama ka shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur, e duhet në ndiqet penalisht.

Nga ana tjetër, me anë të fshehjes së shkresës së dytë, Edi Rama, kërkon të mbulojë faktin e një procesi të porositur dhe vendimi te montuar ndaj kryetarit të PD z. Sali Berisha, nga një gjyqtare e cila ka marrë një vendim antikushtetues, duke qenë në konflikt të plotë interesi. PD disponon kopje të vendimit të shkarkimit të Gjyqtares Irena Gjoka në 1996 nga KLGJ, në kohën që kryetar i KLGJ ishte Presidenti i asaj kohe z. Sali Berisha.
Gjyqtarja Gjoka, jo vetëm kërkoi dorëheqjen nga cështja, por në të kundërt, shkeli kushtetutën, shpërfilli paramentin dhe rolin e tij dhe mori vendimin për heqjen e disa lirive z. Sali Berisha pa autorizimin e institucionit më të lartë në një republikë parlamentare, Parlamentit. Jo më kot kushtetuta e vesh deputetin me imunitet, për ta mbrojtur nga sulme të tilla”, shpjegoi Vokshi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY