Një vilë në Berat u përfshi nga zjarri ndërkohë që i zoti i shtëpisë ishte në gjumë. Ngjarja ndodhi pak minuta pas mesnate në lagjen “30-Vjetori” në Berat në vilën në pronësi të Dritan Qato i cili prej shume vitesh është emigrant në Itali.
Babai i tij Shain Qato 78 vjeç ndodhej në gjumë kur vila u spërkat me benzinë në cdo cep të saj dhe më pas dikush ndezi shkrepsen.
Zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrin ndërsa janë lajmëruar dhe strukturat policore për kqyerjen e vendngjarjes pasi dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.
“Në orën 24:00 morëm njoftim nga një qytetar për një zjarr banese në një vilë 3-katëshe, menjëherë në vendngjarje shkojë grupi shërbimit më një mjet zjarrfikës dhe me të ardhur në vendgjarje pamë që vila ishte shpërthyer në zjarr, kati i tretë i vilës kishte shpërthyer në zjarr. Pronari i vilës quhet Dritan Qato i cili jeton në Itali dhe aty ndodhej babai i pronarit Shaih Qato 78 vjeç në katin e dytë, Shaihini ishte në gjumë”- tha Artan Merko Shefi i Repartit zjarrfikës Berat në tv euronews. a.b





