INCENERATORËT/ “Ndërmarrja është e Edi Ramës. Mireli dhe Klodiani ishin të punësuar...

INCENERATORËT/ “Ndërmarrja është e Edi Ramës. Mireli dhe Klodiani ishin të punësuar privatë në ndërmarrje”

85
0
Shares

Ndërmarrja është e Edi Ramës. Mireli dhe Klodiani ishin të punësuar privatë në ndërmarrje, komentoi sot kreu i PD, Sali Berisha skandalin e inceneratorëvr në një dwklaratë për mediat në selinë e PD më Tiranë.

“Së pari, duhet të shtrojmë një pyetje: pse qeveria shqiptare me djegësat është provuar organizatë kriminale?
Qeveria shqiptare është provuar organizatë kriminale, sepse në këtë aferë kanë firmat e tyre antiligjore kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm, ministrat, drejtorët dhe punonjësit më poshtë.
Në këtë kontekst, siç është e qartë dhe evidente, tashmë e konfirmuar edhe nga drejtësia, se kemi të bëjmë me një aferë të mirëfilltë korruptive, këtu janë firmat e qeveritarëve më të lartë, me në krye Edi Ramën.
Por ka edhe diçka edhe më të madhe dhe unë jam këtu për të dytën. Mediat, politikanët, analistët, për fat të keq edhe drejtësia, flasin për aferën e djegësave si një sipërmarrje e Mërtirit, Zotot dhe së fundmi, Gugalles.
Sa është e vërtetë kjo? Nuk ka asgjë më larg të vërtetës se sa kjo.
Çfarë janë Mërtiri, Zoto dhe Gugallja? Janë tre socialistë të thekur, biznesmenë ose jo, të hurit ose të litarit, ose jo, të cilët në këtë proces, arrijnë:
-Të futen në garë të qeverisë duke pasur zero eksperiencë në fushën e mbetjeve. Cili biznesmen do i lejonte vetes një vendim të tillë, me zero eksperiencë në fushën e mbetjeve? Asnjë.
-Së dyti, pasi nisën procesin me tenderin e Elbasanit, Edi Rama lëshon një vendim për shpalljen e emergjencës kombëtare të plehrave. A mund të besoni ju se Mërtiri dhe Zoto, kishin fuqi të bindnin Edi Ramën të shpallte emergjencën?”, tha Berisha.

Në vijim kreu i PD tha se dy janë indikatorët që justifikojnë alibinë e tij.

“Dy qëllime ishin: së pari shkelmimi i strategjisë së trajtimit të plehrave në landfille dhe seleksiono, të financuar nga BE. Së dyti, shpallja e emergjencës pasi fondet duhet të merreshin nga fondet e emergjencës. Mendoni ju se Mërtiri dhe Zoto mund të ishin kaq të magjishëm? Apo që qeveritarët ishin kaq budallenj?
Kjo dëshmon se ndërmarrja është qeveritare, ishte e Edi Ramës. Mireli dhe Klodiani ishin të punësuar privatë në ndërmarrje.
Shkojmë pak më tutje, Mireli dhe Klodiani, dy personazhe, tani jo vetëm që duhet t’i merrnin këto, por duhet t’i merrnin me të gjitha kushtet që ata donin.
Po ka qeveri, ka ministra që mund të pranojnë të firmosin duke plotësuar të gjitha kushtet e një biznesmeni apo dy biznesmeneve? Kurrën e kurrës. Kjo ndodh vetëm kur sipërmarrja është e qeverisë.
A mundej Klodiani dhe Mireli të firmosnin 17 shkresa për 24 orë?”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY