Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega, ka emëruar gruan e tij kandidate për zëvendëspresident, pasi ai kërkon që të marrë edhe një mandat të tretë.
Zonja e parë Rosario Murillo tashmë ka rolin e zëdhënëses së shefit të qeverisë, dhe kjo shihet si ndarje e pushtetit me bashkëshortin e saj.
Ajo shfaqet në televizionet e Nikaraguas pothuajse çdo ditë. Ndërsa presidenti Ortega rrallë flet për mediat, gruaja e tij është parë rregullisht në debatet televizive për diskutimin e politikave dhe promovimin e markës së saj “New Age Spirtituality”, shkruan BBC.
Nëna e shtatë fëmijëve të Presidentit, përveçse është një poete e njohur, flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht. Ajo gjithashtu njihet edhe për veshjet e saj të larmishme dhe ekstravagante.
Burrë e grua kanë dorëzuar zyrtarisht kandidaturat e tyre në kryeqytetin Managua, i shoqëruar nga këshilltari ligjor i partisë së tyre Sandinista.
Por përkrahësit e opozitës janë të shqetësuar, pasi promovimi i saj mund të paralajmërojnë lindjen e një dinastie të re familjare në Amerikën Qendrore.
Partia e Ortega humbi zgjedhjet në vitin 1990, por ai u kthye në pushtet në janar të vitit 2007, pas një fushate të suksesshme zgjedhore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/